InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Liridon Mulaj: Mos harro të më kujtosh

20 Korrik, 2019
in InfoPress, Kulturë
A A
Liridon Mulaj: Mos harro të më kujtosh

-Kam jetuar në kohëra të çuditshme dhe tani kur e mendoj habitem se sa e lehtë përshembull, ishte të kaloje nga njeri i thjeshtë, që të njihnin jo më shumë se dhjetë veta nga lagjja dhe shkolla, (biles as fisi nuk të njihte) në dikënd që merrte qendrën e vëmendjes, mes prozhektorëve dhe dritave që drejtoheshin qorrazi mbi atë njeri të ngrirë si akull, të vetëkënaqur por dhe të trembur njëkohësisht. Pasi e shfrynin si tullumbace, e hidhnin përsëri në rrugë, me një tjetër pamje, me tjetër status prej të braktisuri dhe me rrobat që i vareshin si shenjë e së shkuarës së shpejtë. E prapë mendoja se njeriu nuk mund të ishte kaq naiv, kaq i përkohshëm. As tullumbace e as meteor, sepse një meteor, ndryshe nga njeriu, bie dhe nuk ngrihet më.

-Në një fshat grek, ku sapo isha përballur me faktin e të qenit klandestin, teksa ecja në rrugët e ngushta, ndalova një copë herë pranë një kafeneje, ku një çift të rriturish flisnin me zë të ulët dhe fëmijët e tyre të vegjël, një djalë dhe një vajzë jo më shumë se shtatë vjeç qanin me dënesë. Ajo skenë e çuditshme, të cilës ia bëra interpretimin në çast nuk më hiqet nga mendja. Besova se ata të dy po divorcoheshin dhe po ua thonin këtë gjë fëmijëve të cilët qanin pa pushim, dhe mendoja se sa cinikë e të poshtër janë të rriturit. Por u qetësova menjëherë kur mendova se në anën tjetër të botës, fëmijët nuk kishin kohë as të qanin, se ata gjendeshin të vdekur nën rrënoja dhe më këtë sëmbim në zemër vazhdova të ecja rrugës së ngushtë duke menduar se sado keq të shihja, duhet të kujtoja se kishte dhe më keq ende, se dhe e keqja po ashtu si e mira, nuk njihnin kufinj.

-Më mbyt bota bashkë me peshën e saj të mundimtë e prandaj i jam falur vetmisë që i vogël. Më ndodhte shpesh, i ulur në një bordurë mermeri të rrëmbeja vështrime të panjohurish e të ndërtoja me ta skena madhështore miqësie. Diku në një plazh, rreth zjarrit, tridhjetë apo dyzetë veta, të gjithë të qeshur e me dëshira fshehur nën tinguj. Luaja në kitarë dhe flokëkuqja me lëkurën e shndritshme, sytë e bukur që gjendej në krahun tim këndonte, diçka si pa zë. Dëfreja si njeriu më i lumtur në botë dhe i gëzohesha jetës teksa ndjeja butësinë e saj kuptimplotë. Rehatinë e të qenit i pranuar. Më pas gjithçka shembej. Fytyrat fshiheshin pas udhëve të largëta, e ndiqnin gjurmë të paarritshme. Ndërkaq unë, përfundoja duke kafshuar pëllëmbët. Shpirti më zbrazej mbi imazhe të turbullta, mbi kitare apo mbi rërë. Mbi lëkurën e brishtë, mbi sytë e kaltër të imagjinuar e gjithçka thërrmohej mbi dëshpërim.

Të Lidhura

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare
Kulturë

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare

1 Prill, 2026
Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike
Kulturë

Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike

31 Mars, 2026
“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026
“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë
Kulturë

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë

25 Mars, 2026
Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën
Kulturë

Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën

13 Mars, 2026
Leonel Gjoka –Tingulli i çiftelisë që po ringjall traditën shqiptare
Kulturë

Leonel Gjoka –Tingulli i çiftelisë që po ringjall traditën shqiptare

5 Mars, 2026

TË FUNDIT

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 13 prill 2026

13 Prill, 2026

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com