InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbardhen shpenzimet e Qeverisë para zgjedhjeve, rriti paga e koncesione, uli …

18 Korrik, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A

Performanca e shpenzimeve buxhetore është përkeqësuar më tej ketë gjashtëmujor teksa nga të dhënat zyrtarë të Ministrisë së Financave shihet se, janë ulur shpenzimet për investime dhe janë rritur shpenzimet për pushtetin lokal të nxitura prej votimeve për pushtetin lokal. Janë rritur njëkohësisht dhe shpenzimet për paga, ndërsa për herë të parë këtë vit buxheti ka kaluar me deficit, teksa shpenzimet u rritën me ritme më të larta sesa të ardhurat.

Në periudhën janar-qershor buxheti i shtetit shpenzoi 228,7 miliardë lekë me një rritje me 6.2 në raport me faktin e vitit 2018, ndërsa në raport me planin ato ishin 0,46% më të ulëta. Në raport me një vitin 2018 shpenzimet kapitale ishin rreth 15 milionë euro më të ulëta ose  6.2 për qind, ndërsa në raportin më planin e periudhës ato ishin 14.3% më të ulëta.

Shpenzimet operative, të mirëmbajtjes, një pjesë e të cilave shkojnë për pagesat e koncesioneve në shëndetësi, shërbimi i skanimit etj kanë pasur tejkalimin më të madh ndaj planit, me 2.8 miliardë lekë më shumë, ndërsa në raport me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm u zgjeruan me gati 17%.

Koncesione të tilla si ato në shëndetësi, Check-Up, shërbimi laboratorik, shërbimi i dializës, të cilat aktualisht paguhen me fonde buxhetore por në vlera shumë më të larta se kur ata ofroheshin nga shteti. Fondet shtesë për këto shërbime akomodohen nga shpenzimet kapitale.

Votimet për pushtetin vendor nxitën shpenzimet më shumë se plani për buxhetin vendor, që qeveria qendrore ia kalon lokales në formën e transfertave të kushtëzuara apo të pakushtëzuara. Nga 28,5 miliardë lekë të parashikuara u shpenzuar 28,6 miliardë lekë, teksa në raport me faktin e një viti më parë u shpenzuar 10 për qind më shumë.

Gjithashtu në këtë periudhë panë rritje jo të zakontë si në raport me faktin dhe planin edhe shpenzimet operative. Të dhënat tregojnë se gjatë gjashtëmujorit të vitit 2019 u shpenzuan 21,6 miliardë lekë më rritje 16 për qind me faktin e vitit 2008 dhe 13 % mbi planin e vitit 2019. Shpenzimet për paga u rritën me 4.1%, dhe ishin 830 milionë lekë më shumë sesa plani i fillim vitit.

Gjatë gjysmës së parë të vitit u vunë re rritje e shpenzimeve për interesat e borxhit me rreth 6.7 për qind në krahasim me një vit më parë dhe rritje e shpenzimeve korente me 8.2 për qind më shumë se fakti i 2018 dhe 2,3 për qind më shumë se plani i periudhës.

Ecuria e shpenzimeve në gjashtëmujorin e parë tregon rënie në zërat që nxisin produktivitetin të tilla si shpenzimet kapitale.

Shpenzimet më të larta se të ardhurat, kalohet në deficit në qershor

Gjatë vitit të kaluar dhe muajve të parë të këtij viti, financat kanë qenë të kujdesshme me shpenzimet, duke kompensuar rritjen e të ardhurave nën planifikim. Si rrjedhojë, në pesë muajt e parë të vitit buxheti ka rezultuar me suficit, me shpenzimet që kanë qenë më të ulëta sesa të ardhurat. Kjo tendencë është kthyer në qershor, ku buxheti rezultoi me një defitit prej 3.3 miliardë lekësh.

Të ardhurat që janë mbledhur nga tatimet, doganat, sigurimet shoqërore e të tjera në 6 muajt e parë të vitit ishin 225.5 miliardë lekë, sipas statistikave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto të ardhura janë rritur me 3.9% (+8.4 miliardë lekë), të ndihmuara nga tatimi mbi të ardhurat personale, tatim fitimi, taksat vendore, kontributet e sigurimeve shoqërore, ndërsa TVSh është zëri me rendimentin më negative në buxhet në gjysmën e parë të këtij viti.

Në raport me planin, të ardhurat janë 3.6 miliardë lekë, ose 30 milionë euro më pak, që mungojnë nga planifikimi fillestar i buxhetit. Monitor.al 


Të Lidhura

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026
Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama
Aktualitet

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama

1 Prill, 2026
Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026
Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026
Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin
Aktualitet

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

28 Mars, 2026
Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara
Aktualitet

Goditet skema e mashtrimit në Gjirokastës/ 35 biznese viktima të 26-vjeçarit që hiqej si zyrtar

28 Mars, 2026

TË FUNDIT

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…
Show Biz

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com