InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lajthit Ministrja e Arsimit/ Mësuesit e PS janë më të mirë se ata të PD

18 Korrik, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A

Ka nisur senaca parlamentare e ditës së sotme me interpelancën urgjente të kërkuar nga deputetët e opozitës për rritjen e mesatares për pranim në universitet dhe për arsimin.

Në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion, ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se një pjesë e mësuesve nuk kanë nivelin e duhur arsimor dhe për këtë arsye janë bërë edhe ndryshime, që të ketë një arsimin cilësor.

‘Të rëndësishme janë dy intervenime që bëhen. Kurrikula e teksteve shkollore dhe tjetra është te mësuesit, sa të arsimuar janë mësuesit. Tekstet janë marrë nga Oksford, Cambridge dhe disa janë rishikuar. Dua cilësi të librave për të gjithë. Nga fundi i muajit do të ketë përfunduar rishikimi i librave.

Cilësia e mësuesve është thembra e Akilit. Një pjesë e mësuesve, këtë e ka thënë edhe Lindita Nikolla nuk janë në nivelin e duhur. Në kohën kur ishte PD shkatërroi figurën e mësuesit. Nëpërmjet punësimit partiak dhe ka pasur universitete kioska si Kristali apo Vitrina, që kanë nxjerrë mësues dhe sot janë në sistem. Problemi i mësuesve në sistem është se nuk kanë mundësi të dalin nga sistemi. Kjo është edhe gjë e mirë që e kanë kërkuar edhe sindikatat, se nuk mund të dalësh lehtë nga sistemi duhet të bësh një shkelje të madhe’, tha Shahini, ndërkohë që theksoi se këtë vit është rritur nota mesatare.

‘Ne besojmë se ata që janë të dobët në shkollën e Mesme nuk kanë si të përfitojnë nga studimet Bachelor. kur vjen dikush i dobët në Universitet harxhon kohë dhe kosto për familjet dhe jo pak herë përfundojnë duke marrë një diplomë që nuk i shërben për asgjë. në kohën e PD mbi 60 % e nxënësve kanë qenë analfabetë funksional. Në vitin 2015 pas një viti e gjysmë menaxhim nga PS kjo shifër ra ndjeshëm.  Ne e pamë të arsyeshme që t’i orientojmë ata më të mirët drejt formimit akademik. Qëllimi për përcaktimin e notës mesatare për pranimin në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve është mbështetje e strategjive në funksion të përmirësimit të shërbimit të arsimit të lartë dhe mbështetja e arsimit profesional. Duhet t’i jepet një fuqizim edhe arsimit profesional për të kontribuar në tregun e punës. Ligji i arsimit të Lartë të vitit 2015 i jep këshillit të ministrave tagrin për përcaktimin e një note mesatare. Do e çojmë në 8 notën mesatare për degën e Mësuesisë. Universiteti i Mjekësisë ka vendosur të shkojë përtej vendimit tonë duke vendosur edhe një notë akoma më të lartë mesatare. Kam biseduar me shumë maturantë. I kam njoftuar për vendimin që do merret. Kemi pasur edhe kritika. Miratimi ka qenë nga ata pedagogë që kërkojnë një selektim, ndërsa kritikë kanë qenë ata që mendojnë se do zvogëlohet numri i nxënësve për lëndën e tyre. Kemi rritur pak notën mesatare nga 6 në 6.5 për në universitet’, tha ministrja.

Të Lidhura

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026
Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026
Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama
Aktualitet

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama

1 Prill, 2026
Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026
Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026

TË FUNDIT

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!
Show Biz

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!

2 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 2 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 2 prill 2026

2 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com