InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Dhëmbët e prishur, shkak për sëmundje të rënda

9 Korrik, 2019
in Artikuj, Shëndetësi, Të ndryshme
A A
Dhëmbët e prishur, shkak për sëmundje të rënda

Edhe nëse mbushjet e dhëmbëve tuaj janë në gjendje të mirë ose ju nuk keni asnjë mbushje, dhëmbët tuaj prapë mund të jenë burimi i fshehtë i shëndetit të keq.

Goja e njeriut është e mbushur me baktere, viruse dhe mikrobe të tjera. Kjo nuk është e habitshme, pasi goja është e hapur ndaj mjedisit. Ne fusim ushqime dhe sende në gojën tonë, përtypim thonjtë e gishtave tanë dhe majat e lapsave, lëpijmë stampat e zarfave, puthim njëri-tjetrin, vendosim duart tona në gojë. Mikrobet e shumta që mbushin gojën normalisht nuk janë të rrezikshme, pasi sistemi imunitar i mban ato të kufizuara, duke parandaluar lëvizjen e tyre në trup. Por ndonjëherë – shumë here – diçka nuk
shkon mirë.

Sistemi imunitar është i projektuar të luftojë mikrobet që shfaqen në mënyrë rutinë në gojë, duke i prapësuar ose duke i shkatërruar ato. Betejat midis mikrobeve që përpiqen të “arratisen” nga goja drejt brendësisë së trupit janë zakonisht të shkurtra dhe vendimtare, me mikrobet në anën e humbësit. Fatkeqësisht, mbrojtjet tona të brendshme nuk janë po aq efektive kundër infeksioneve afatgjata, me gradë të ulët, që qëndrojnë në gojët tona, të fshehura poshtë ose prapa dhëmbëve tanë ose në kockat e nofullave tona. Kanalet e rrënjëve të pastruara në mënyrë të papërshtatshme janë një burim kryesor i infeksioneve
të fshehura. Në të vërtetë, ata që praktikojnë formën më të pastër të stomatologjisë biologjike besojnë se nuk ekziston një kanal rrënje “i
sigurt” dhe fillojnë trajtimin duke i hequr të gjithë këta dhëmbë.

Cilido qoftë shkaku i tyre, këto infeksione të fshehta janë terrene ushqyese për mikrobet, që si përfundim mund të mposhtin ose të kapërcejnë sistemin tonë imunitar. Më pas, mikrobet përhapen gjerësisht, duke deklaruar me zë të lartë praninë e tyre në trup, duke shkaktuar shkatërrim, ose duke u bërë qetësisht banorë në një irgan ose ind, duke na dobësuar me delikatesë dhe në mënyrë progresive me dhimbje, ethe, çrregullime neurologjike të paqarta dhe që nuk diagnostikohen dhe çrregullime të sistemit imunitar, ose ndoshta me vështirësi të shikimit dhe të dëgjimit.
Këto infeksione dentare të fshehta priren të jenë relativisht me gradë të ulët. Atyre iu duhet të jenë të tillë, pasi në qoftë se do të ishin infeksione madhore që do të prodhonin dhimbje të tmerrshme ose sëmundje të dukshme, do të ishin vënë re dhe do të ishin trajtuar menjëherë. Megjithatë, fakti që prania e tyre është pothuajse ose plotësisht e padukshme nuk i bën më pak seriozë. Në të kundërt: iu presin energjinë sistemeve tona imunitare duke i lidhur në beteja të pandërprera, duke na lënë pa rezerva të forta dhe në këtë mënyrë më të prekshëm nga toksinat dhe mikrobet e përditshme.
Fakti që infeksioni në gojë shpesh përhapet, si përfundim drejt pjesës së mbetur të trupit nëpërmjet mënyrave të shumta, është edhe më i rrezikshëm. Ai mund të udhëtojë
përgjatë nervave kranialë, të migrojë nëpërmjet rrugëve venoze në tru dhe në palcën kurrizore, ose të rrëshqasë përgjatë fytit drejt pjesës tjetër të trupit. Mikrobet që përhapen nga dhëmbët nuk kanë nevojë të shkojnë shumë larg për të bërë dëm. Vetëm pak centimetra ndajnë dhëmbët e sipërm nga truri. Por truri nuk është i vetmi organ ose sistem i trupit që është në rrezik. Infeksionet dentare të fshehta mund të shkaktojnë mjaft shqetësime, duke përfshirë:

Presionin e lartë të gjakut: disa baktere, që jetojnë në gojë, mund të shtojnë sasinë e serotoninës në trup. Serotonina më pas shkakton ngushtimin e enëve të vogla të gjakut, që quhen kapilarë (mbylljen e tyre). Imagjinoni sikur jeni duke udhëtuar nëpër një tunel, që papritur bëhet më i ngushtë. Ju nuk kishit probleme, kur tuneli ishtë i gjerë, por tani që ai është ngushtuar, ju vazhdoni të përplaseni me anët e tij.
Kur tuneli bëhet shumë i ngushtë, makina juaj ngec dhe ju nuk mund të bëni mbrapa pasi prapa jush gjenden shumë makina, të cilat janë të gjitha duke ju shtyrë për të lëvizur
përpara.
Diçka e ngjashme ndodh në enët tuaja të gjakut. Kur rritja e serotoninës, e nxitur nga bakteret, ngushton kapilarët që shërbejnë si “tunele” për gjakun që udhëton nëpër trup, presioni i gjakut rritet.
Ndërsa presioni i gjakut rritet, të njëjtën gjë bën edhe rreziku për dhimbje koke, si edhe për insult, sëmundje të zemrës dhe sëmundje të tjera serioze. Miliona amerikanë janë duke marrë medikamente për të lehtësuar dhimbjet e tyre të kokës, për të ulur presionin e gjakut dhe për të trajtuar sëmundje të tjera.

Sa prej tyre do të ishin më mirë në qoftë se infeksionet e fshehta në gojët e tyre thjesht do të pastroheshin? (Të gjitha medikamentet që ne marrim si rezultat i infeksioneve të fshehta, kanë prirje të rrisin aciditetin dhe të na dobësojnë);

Kancerin: kanceret zhvillohen në zonat me fluks të pakësuar të gjakut – vendet ku ka më pak gjak dhe oksigjen për të pastruar bakteret, myket dhe parazitët, që janë të zënë duke u shumuar. Tashmë dihet mirë se disa tumore të trurit janë të lidhura me myket dhe se viruset janë të përfshirë në shumë tipa të tjerë të kancerit. E. coli dhe mikrobe të tjera të zakonshme mund të prodhojnë ose të shkaktojnë prodhimin e disa hidrokarbureve ciklike dhe substancave të tjera potencialisht karcinogjenike;

Sklerozën multiple: ky çrregullim i sistemit nervor që shkakton paaftësi, i njohur gjithashtu edhe si SM, mund të shkaktojë vuajtjen e viktimave të tij nga dhimbjet e kokës, shikimi i veshur ose i dyfishtë, dobësia, koordinimi i dobët, mpirja, ndjesitë e shpimeve në gjymtyrë, vështirësitë e të folurit, luhatjet ekstreme të humorit, inkon-
tinenca dhe humbja e kontrollit të zorrës. Madje mund t’i bëjë meshkujt impotent. Nuk njihet asnjë shkak për SM-në, megjithëse përgjithësisht mendohet se fajtori është një virus ose një çrregullim i sistemit munitar.

Çrregullimi i sistemit imunitar: megjithëse sistemi munitar është një forcë luftuese e fuqishme, ai ka kufizime. Në një kohë të dhënë, mund të prodhohet vetëm një sasi e caktuar qelizash T luftuese, qelizash frenuese, makrofagësh dhe ushtarësh të tjerë të sistemit imunitar, edhe kur trupi është në alarm lufte. Çdo infeksion, që sistemi imunitar i duhet ta luftojë në gojë, është një shpenzim tjetër i burimeve të tij.
Pjesa më e madhe e infeksioneve mund të jenë të parëndësishëm në vetvete, por efekti i tyre i përbashkët, me kalimin e kohës, mund të konsumoojë sistemin tuaj imunitar,
duke e dobësuar atë në mënyrë të tillë që ai të lejojë përhapjen e mikrobeve nga infeksionet e fshehta në gojë që të përhapen dhe kështu fillon një rreth vicioz.

Mjekët tradicional i lënë mënjanë shqetësimet në lidhje ne infeksionet e fshehta, duke thënë se ato nuk shfaqen në grafi ose analiza të tjera dhe prandaj ato nuk ekzistojnë. (Nuk është e habitshme se përse këto infeksione nuk shfaqen në grafi, të cilat, në fund të fundit, janë pamje njëdimensionale.)

Duke qënë se shumica e mjekëve nuk besojnë se infeksionet e fshehta në dhëmbë ose në kockat e nofullave ekzistojnë ose janë të rëndësishme, ata nuk kërkojnë për to. Besimi i tyre se infeksionet janë të të parëndësishme dhe se nuk e justifikojnë kërkimin shërben si “provë” për ta se infeksionet nuk ekzistojnë.

Të Lidhura

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat
Të ndryshme

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat

12 Qershor, 2025
IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025
Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!
Të ndryshme

Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!

3 Qershor, 2025
“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich
Të ndryshme

“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich

31 Maj, 2025
Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi
Të ndryshme

Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi

23 Maj, 2025

TË FUNDIT

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë
Aktualitet

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë

9 Korrik, 2025

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit
Aktualitet

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit

9 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 9 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 9 Korrik 2025

9 Korrik, 2025

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë
Aktualitet

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë

8 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com