InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Shenjat e horoskopit nuk janë aq të forta sa duken, zbuloni cila është ajo gjë që u fut frikën deri në palcë

6 Korrik, 2019
in Horoskopi, Lifestyle
A A
Kujdes/ Këto shenja horoskopi duken të urta, por janë të tmerrshme

Shpesh flasim për vetitë e shenjave të horoskopit, arroganca, zgjuarsia e shumë veti të tjera. Kësaj radhe do flasim për ndjesinë e frikës që secila shenjë ka:

Dashi: Ka frikë nga humbja e njerëzve dhe prishja e marrëdhënieve. Janë një shenjë shumë kokëfortë që kërkon gjithmonë të bëhet ashtu siç thonë dhe shpesh i ofendojnë të tjerët me sjelljet e tyre, por vetëm pasi personat e afërt i braktisin, e kuptojnë gabimin e tyre.

Demi: Mund të quhet si një shenjë letargjike, pasi adhuron rehatinë dhe luksin aq shumë sa shpesh herë tregohet dembel për çdo gjë. Një nga fobitë e fshehta të kësaj shenjë është Kinetofobia, frika për të qenë aktivë dhe për të lëvizur më shumë seç duhet.Binjakët: Të njohur si shenja më flirtuese, ata mund ta gjejnë veten shpesh në situata të pazakonta. Ata janë shumë spontanë dhe bëjnë shumë premtime. Frika e tyre është të marrin vendime rreth diçkaje, pasi nuk janë të sigurt nëse marrin vendimin e duhur apo nëse mund t’i qëndrojnë besnikë asaj që kanë vendosur apo premtuar.

Gaforrja: Personat e kësaj shenje kujdesen gjithmonë për sigurinë e tyre dhe rehatinë. Agorafobia është frika e të qenit në një vend të rrezikshëm dhe është pikërisht fobia e fshehtë e kësaj shenje. Gaforrja nuk do të largohet asnjëherë nga zona e sigurt dhe nuk është shenja e përshtatshme për të bërë një aventurë.

Luani: Shenja që do gjithmonë të jetë lider dhe në qendër të vëmendjes, i trembet pikërisht dështimit në një fushë të caktuar. Luani është shumë ambicioz dhe kërkon gjithmonë të jetë në krye të çdo gjëje që bëhet, prandaj frika e tyre është të harrohen nga njerëzit apo të injorohen.

Virgjëresha: Njihet si një shenjë që kërkon përsosmërinë në çdo gjë që bën dhe çdo gjë që e rrethon. Çdo rrëmujë që mund të bëhet e tremb virgjëreshën dhe e bën t’i ikë situata nga kontrolli. Në fakt e gjitha kjo sjellje vjen si pasojë e pasigurisë në vete dhe në fshehjen e të metave të veta.

Peshorja: Fobia e fshehtë e kësaj shenjë është Isolofobia, e cila ka të bëjë me të qëndruarin vetëm. Peshorja do gjithmonë të jetë me dikë dhe t’i përkushtohet vetëm një personi. Nëse një person i kësaj shenje mbetet vetëm pa një partner atëherë ka shumë mundësi që të kalojë edhe në fazë depresive.

Akrepi: Personat e kësaj shenje janë emocionalë dhe shohin gjithmonë botën shpirtërore të të tjerëve. Është një nga shenjat më të ndjeshme, e cila gjithashtu ka një nivel të lartë ankthi dhe probleme kontrolli. Akrepi ka frikë të paragjykohet apo të vihet në lojë për mënyrën sesi mendon dhe prandaj shumë herë tregohet i rezervuar.

Shigjetari: Një nga shenjat më aventuriere dhe më entuziaste për jetën në përgjithësi, i trembet faktit që duhet të ndjekë rregullat e të tjerëve. Shigjetari gjithmonë i zgjidh problemet duke u larguar, prandaj frika e tyre është të mbajnë përgjegjësi për diçka deri në fund, pa patur mundësinë të “arratisen”.

Bricjapi: Nuk njihet si një shenjë shumë sociale. Bricjapi është i dhënë pas punës dhe ndërtimit të karrierës profesionale. Një nga shenjat më me ambicie që gjithmonë do e arrijë qëllimin e tij. Nga ana tjetër, frika e kësaj shenje është që jo të gjithë do të arrijnë të kuptojnë vizionin e tyre.

Ujori: Është një nga shenjat që adhuron qetësinë dhe çdo gjë e zgjidh nëpërmjet ndjesisë së paqes që ka përbrenda. Por, kjo ndjesi që ata kanë kthehet në një frikë të madhe nëse askush nuk tregon dashuri apo të kërkojë ndihmën e tyre.

Peshqit: Personat e kësaj shenje janë shumë ëndërrimtarë dhe të apasionuar pas gjërave të bëjnë. Por ata gjithashtu mund të tregohen shumë të rezervuar. Glossofobia është frika e fshehtë e tyre e cila ka të bëjë me të folurin në publik apo mbajtjen e përgjegjësisë për punën e bërë në grup./LIVING

Të Lidhura

HOROSKOPI, e hënë 11 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI, e hënë 11 gusht 2025

11 Gusht, 2025
HOROSKOPI I DITËS, e diel 10 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 10 gusht 2025

10 Gusht, 2025
HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 9 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 9 gusht 2025

9 Gusht, 2025
HOROSKOPI I DITËS, e premte 8 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 8 gusht 2025

8 Gusht, 2025
HOROKSOPI I DITËS, e enjte 7 gusht 2025
Horoskopi

HOROKSOPI I DITËS, e enjte 7 gusht 2025

7 Gusht, 2025
HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025

6 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit të Metës
Aktualitet

Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit të Metës

11 Gusht, 2025

I vihet tritoli ndërtesës fantazmë në Vlorë, 32 kg lëndë plasëse
Aktualitet

I vihet tritoli ndërtesës fantazmë në Vlorë, 32 kg lëndë plasëse

11 Gusht, 2025

HOROSKOPI, e hënë 11 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI, e hënë 11 gusht 2025

11 Gusht, 2025

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com