Ndonëse nuk e ka pranuar rezultatin e votimeve të kryera më 30 qershor, ish-kandidati për kreun e bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj mblodhi në një takim disa nga pjesëtarët e fushatës dhe të progarmit të tij, të cilët i falënderoi përzemërsisht për modelin dhe risinë që ata sëbashku sollën në këtë fushatë, duke përcuar në cdo familje të bashkisë Lezhë, zërin e ndryshimit dhe të nevojës për ta parë këtë bashki në një perspektivë tjetër zhvillimore të ndryshme nga mentaliteti i deritanishëm, ku administratorët e ndryshëm të këtyre 29 viteve, e kanë trajtuar lezhën si plackë për t’u pasuruar dhe për të vjedhur nga pasuritë e saj.
Gjatë këtij takimi falënderues, Ndocaj, nuk anashkaloi dhe një rezume të shkurtër rreth mënyrës sesi u zhvilluan këto votime, duke akuzuar direkt qeverisjen e Edi Ramës, si një regjim diktatorial, e cila tashmë u faktua botërisht se Rama dhe sejmenët dhe sejmenët e tij, të strukturuar kriminalisht, nuk bëjnë zgjedhje të lira, por ofrojnë fasada zgjedhore dhe manipulojnë cdo aspekt të garave elektorale.
Ai ndër të tjera shtoi se: Ne keto kushte te pabarabarta qendrova ne gare jo per te fituar, por per ti çjerre masken Pjerin Ndreut, rilindjes socialiste dhe Edi Rames perballe qytetareve Lezhjane dhe te tjereve qe arrinin te degjonin demoncimet e mia. Qendrova perballe pushtetit diktatorial qe po instalon Edi Rama ne Shqiperi, une guxova, une rezistova, une nuk u mposhta.
Une nuk fitova Bashkine e Lezhes por fitova dinjitetin, karakterin burrerine e mirditorit.
Ata qe votuan Pjerin Ndreun e hengren turpin me buke, votuan dhe u kthyen kokeulur perpara femijeve te tyre, duke shitur te ardhmen e femijeve te tyre per nje kocke te hedhur nga Pjerini, duke mos i siguruar te ardhmen femijeve te tyre por duke i hapur rrugen e braktisjes se shtepise, braktisjes se familjes, braktisjes se qytetit dhe shtetit te tyre, rrugen e emigracionit drejt nje shteti te huaj, ku askush nuk te njeh e askush nuk e di i biri apo e bija e kujt je.
Për më shumë ndiqni videon e këtij takimi, ku Ndocaj si një xhentelmen i vërtetë, falënderoi cdo votues, mbështetës dhe simpatizant të tij dhe të programit që ai ofroi.










