InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjykata e Lartë drejt uzurpimit nga Kryeministri

5 Korrik, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Gjykata e Lartë drejt uzurpimit nga Kryeministri

Ajo që po ndodhë këto ditë me reformën në drejtësi është shfaqja më e qartë se ky proces formalisht ka miratimin e ndërkombëtarëve, ndërsa hartuesit dhe zbatuesit e saj janë vetëm përfaqësuesit e qeverisë “Rama”. Më saktë Edi Rama, si kryeministër, e kontrollon gjithë procesin e emërimëve dhe shkarkimëve.

Për të justifikuar gjithë krizën politike dhe ngërçin që ka krijuar me zhbërjen e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, Edi Rama u ka premtuar ambasadorëve se do t’i ngrejë të dy këto institucione në kohë rekord, duke zbatuar sa më shpejt ligjet.

Termi “zbatim i ligjeve” është vetëm një mashtrim ndaj ndërkombëtarëve, sepse qeveria, juristët e PS dhe një pjesë e ekspertëve të reformës në drejtës, po i modifikojnë dhe shkelin ligjet që janë miratuar me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës tre vjet më parë. E thënë thjesht, qeveria “Rama” po i zbaton ligjet e reformës në drejtësi duke shpikur skema të reja, të cilat jo vetëm nuk garantojnë pavarësinë që duan ndërkombëtarët, por e kapin përfundimisht drejtësinë nga një grup njerëzish në Partinë Socialiste.

Imagjinoni të fusë duart në Reformën në Drejtësi një njeri si Ylsi Manja, që u kap nga BILD në blerjen e votave në Dibër!

Rasti më flagrant është mënyra anti-ligjore me të cilën po tentohet të ngrihet Gjykata e Lartë. Institucioni më i rëndësishëm i drejtësisë sot ka mbetur vetëm me dy anëtarë dhe nuk merr dot asnjë vendim. Në këtë gjykatë janë gati 32 mijë dosje që presin radhën për gjykim dhe vonesat dëmtojnë direkt qytetarët shqiptarë.

Bile nga kjo vonesw po pwrfitojnw disa banda kriminale tw rrezikshme. Për shkak se në tre vjet qeveria dhe institucionet e pavarura që kanë marrë përsipër zbatimin e reformës në drejtësi nuk kanë bërë asgjë që kjo gjykatë të plotësohej me gjyqtarë me integritet, nën presionin e ndërkombëtarëve për rezultate, kanë gjetur një skemë të re anti-ligjore. Konkretisht propozimi më i fundit kërkon që meqënwse procesi i vetingut dhe kandidaturat për këtë gjykatë po vonohet pa afat, Gjykata e Lartë duhet të plotësohet me gjyqtarë të përkohshëm.

Pra, gjyqtarë të Apelit ose gjykatave të tjera që nuk do të zgjidhen në Gjykatën e Lartë sipas ligjeve të reformës dhe Kushtetutës, por do të delegohen! Do të kryejnë të njëjtat funksione si anëtarët e rregullt të Gjykatës së Lartë, vetëm se do të jenë të “deleguar” dhe jo të zgjedhur siç parashikojnë ligjet e reformës në drejtësi dhe Kushtetua. Në këtë rast, termi shkelje ligjore është pak. Ajo që ka ndërmend të bëjë qeveria “Rama” me anë të Këshillit tw Lartw Gjyqësor është rrëzim i gjithë reformës dhe kthimi i kësaj gjykate në aneks të qeverisë. Sepse delegimi është koncept që nuk ka lidhje me drejtësinë. Detyrat delegohen në politikë, por jo në gjykatën më të rëndësishme në vend.

Fatkeqësisht këtë shkelje ligjore e kanë miratuar dhe ndërkombëtarët dhe e quajnë zhvillim normal. EURALIUS, misioni që jep rekomandime për reformën e ka përkrahur skemën e delegimit të gjyqtarëve, një term se kanë as gjykatat e ulëta në vendet të botës së tretë dhe jo më Gjykata e Lartë që duhet të ngrihej sipas ligjit. Për të kuptuar qytetarët se çfarë do të thotë kjo që kanë ndër mend të bëjnë më Gjykatën e Lartë me delegim gjyqtarësh, mjafton të sjellim në vëmendje procedurat që u ndoqën për Prokuroren e Përgjithshme.

Për shkak se Parlamenti që ka shumicën e PS nuk kishte zbatuar ligjet e reformës dhe Prokurorit të Përgjithshëm i mbaroi mandati, Edi Rama me anë të Ulsi Manjës, propozoi që prokurori i ri të zgjidhej përkohësisht me shumicë të thjeshtë, sa të miratoheshin gjithë aktet ligjore. Ky ishte karremi që Rama përdori ndaj ndërkombëtarëve duke thënë se prokurori i ri do qëndronte maksimumi tre muaj dhe pa kompetenca të plota në detyrë. PS zgjodhi me 69 vota Arta Marku nga 84 vota që përcakton kushtetuta duke marrë dhe miratimin e ndërkombëtarëve.

Sot kanë kaluar dy vjet nga ky vendim dhe Arta Marku vijon të jetë Prokurore e Përgjithshme  e Përkohshme, pa kaluar në filtrat e reformës në drejtësi dhe me kompetenca të plota në detyrë. Prokurori që sipas reformës në drejtësi duhej zgjedhur me standarde të tjera ligjore duket ende shumë larg, sot ndërkombëtarët janë bindur se Prokurorja e Përgjithshme nuk është më e përkohshme dhe as e paanshme, por nuk kanë ndërmend të flasin.

E njëjta skemë po vihet në zbatim dhe me Gjykatën e Lartë e ku ka mundësi delegimi të përdoret më pas dhe në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë mënyrë nuk ka më reformë, por një drejtësi që po kalon e gjithë nw duart e Ramës dhe çuditërisht me heshtjen e ndërkombëtarëve. Po si funksion skema derisa arrrin dhe merr mbështetjen e ndërkombëtarëve? Propozimet për reformën jepen nga grupi i ekspertëve të cilët janë pjesë e shoqatave të shoqërisë që njihen si mbështetës të Edi Ramës. Pra, juristët e Edi Ramës marrin udhëzimet sesi duhet bërë reforma dhe më pas ua kalojnë si mendime të “pavarura” ekspertëve të huaj të EURALIUS.

Këta, të fundit që duket se nuk kuptojnë sesi funksionojnë ekspertët në Shqipëri, u fusin një të përkthyer dhe i dërgojnë në emër të tyre te Këshilli i Lartw Gjyqësor dhe institucionet e tjera, si qëndrime të ndërkombëtarëve.  Në fund Edi Rama del dhe thotë se “unë nuk kam asgjë në dorë, kështu e duan ndërkombëtarët”. Është një skemë që nis nga zyrat e Ramës dhe në fund vjen te Rama si qëndrim ekspertësh ndërkombëtarë. Kështu e zgjodhi dhe Ulsi Manja Prokuroren e Përgjithshme, me një letër pa firmë dhe vulë nga ekspertët e huaj që thoshin të njëjtën gjë që kish thënë Edi Rama.

Në këtë histori, ndërkombëtarët ose janë të manipuluar, ose u ka ardhur në maj të hundës që ende pas tre vjetësh nuk kanë asnjë produkt nga reforma dhe po mbyllin sytë. Në të dyja rastet, qëndrimi i tyre në vend të sjellë një reformë të paanshme po i dorëzon Edi Ramës kontrollin mbi sistemin e drejtësisë duke e zhbërë gjithë reformën në drejtësi. Shqipërisë nuk i duhet një reformë e manipuluar nga qeveria dhe as një reformë që duhet bërë vetëm që ndërkombëtarët të mos pranojnë se gabuan që ia besuan gjithçka ekspertëve të Ramës.

Vendit i duhet një reformë që mbi të gjitha funksionon e pavarur. Deri më sot kjo gjë nuk është garantuar. Pas Prokurorisë qeveria po fut duart te Gjykata e Lartë, e cila nuk ka vetëm dosje qytetarësh, por edhe proceset ministrave dhe ish-ministrave të qeverisë.

Mili Xhani

Të Lidhura

Pas krimit u arratis me Range Rover/ Cili është autori i vrasjes së 26-vjeçarit Kevin Muharremi
Aktualitet

Pas krimit u arratis me Range Rover/ Cili është autori i vrasjes së 26-vjeçarit Kevin Muharremi

16 Shkurt, 2026
Korreshi: Skandal në Spitalin e Lushnjës! Rrezikohet shpërthim nga bombulat e oksigjenit
Aktualitet

Korreshi: Skandal në Spitalin e Lushnjës! Rrezikohet shpërthim nga bombulat e oksigjenit

16 Shkurt, 2026
“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares që u vetëplagos në Sauk
Aktualitet

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares që u vetëplagos në Sauk

15 Shkurt, 2026
Tiranë/ 18-vjeçarja e plagosur me armë përfundon në spital, dy të arrestuar, tre në kërkim – mes tyre i dashuri (EMRAT)
Aktualitet

Tiranë/ 18-vjeçarja e plagosur me armë përfundon në spital, dy të arrestuar, tre në kërkim – mes tyre i dashuri (EMRAT)

14 Shkurt, 2026
Sot ‘Dita e të dashuruarve’/ Historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë
Aktualitet

Sot ‘Dita e të dashuruarve’/ Historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

14 Shkurt, 2026
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të shtunë
Aktualitet

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të shtunë

14 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Pas krimit u arratis me Range Rover/ Cili është autori i vrasjes së 26-vjeçarit Kevin Muharremi
Aktualitet

Pas krimit u arratis me Range Rover/ Cili është autori i vrasjes së 26-vjeçarit Kevin Muharremi

16 Shkurt, 2026

Korreshi: Skandal në Spitalin e Lushnjës! Rrezikohet shpërthim nga bombulat e oksigjenit
Aktualitet

Korreshi: Skandal në Spitalin e Lushnjës! Rrezikohet shpërthim nga bombulat e oksigjenit

16 Shkurt, 2026

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com