PDIU dhe Shoqata Çamëria, ditën e sotme do të zhvillojnë një pelegrinazh në Varrezat e Kllogjerit në Konispol, në kuadër të 75-vjetorit të genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë. Mijëra shqiptarë të Çamërisë por edhe qytetarë të tjerë janë nisur drejt Varrezave të Kllogjerit, ku do zhvillohet edhe pelegrinazhi, i cili pritet të fillojë në orën 19:00.