Kryebashkiaku i “skandaleve”, Erion Veliaj, nuk e ka përmbajtur më veten pas shpërthimit të skandaleve me shitblerjen e votave në Dibër.
Ndryshe nga propaganda dhe gënjeshtrat, që jemi mësuar të dëgjojmë vazhdimisht, Veliaj është sulur me gjuhë rrugaçësh, ndërsa nuk i ka kursyer fyerjet e sharjet ndaj opozitës dhe shqiptarëve, të cilët në formë proteste, i kanë vënë flakën KZAZ-ve, në shumë qarqe të vendit, duke djegur edhe shkolla.
“Talebanë”, “derra” e “stan lepujsh”, kanë qene vetëm disa nga epitetet që kemi dëgjuar të përdoren rendom, sot dhe dje, nga Erion Veliaj.
Për kronologji, le të kujtojmë vetëm disa nga fjalimet e Veliajt të artikuluara këto dy ditët e fundit, ndërsa vlerësimin mund ta bëni vetë.
“Këto janë të vetmit në botë që i fillojnë protestat si eurovizioni dhe i përfundojnë si harami, kto janë të vetmit që i fillojnë protestat si Champions League dhe i mbarojnë si talebanët… Këta ti paguash nuk e bëjnë kaq mirë këtë punë. Unë mezi po pres që ata të vijnë nesër në Tiranë, të mbushet parkingu, këta janë ca derra të kënaqur që nuk kanë lidhje me varfërinë”.
“Kështu që, për të gjithë këtë stanin me lepuj që paradite djegin shkolla dhe natën thonë zonja Eni po më marrin, besoj që ligji flet vet.”
“Ka homo-sapiens, por ka edhe homo-debilus. Duhet me punu edhe me homo-debilus. Miqtë e mi, nuk mundet homo -debilus të jetë më i madh se homo sapiens. Homo debilus në vitin 2019 nuk mund të bëjë axhendën e Shqipërisë Europiane. Ne i themi kemi me vete SHBA-në, ata thonë kemi Voltanën“.
“Kur nuk u bindët për strategjinë tuaj të humnerës dh vëllavrasjes, keni 0 shance ta digjni Shqipërinë. I them Sali Berishës dhe Ilir Metës, popolli që mendoni të çoni në vëllavrasje është shumë më shumë intiligjent se ju. Siç ja ka hequr vizën Amerika këtyre, me datë 30 qershor do ia heqë dhe populli Shqiptar. Nëse janë të padenjë të shkelin në Amerikë, janë të padenjë të përfqësojnë dhe popullin.”
Në fakt këta funksionojnë si bandë kudo, njëra që bën krimin në rrugë dhe njëra që bën krimin me letra. Për çdo punë të mirë nëse është një shkollë, nëse është një kënd lojërash apo nëse janë zgjedhjet, rrugaçët në rrugë dhe Likja me dekret. Kush mendon që zjarrvënia e shkollave filloi pardje me Voltanën e ka gabim, këta kanë bllokuar çdo projekt tonin për hapur një shkollë”.
“I vetmi rast sot në botë ku ka forca, lëvizje, angazhime politike, që kërcënojnë me dhunë zgjedhjet, që anulojnë votimet, që intimidojnë të zgjedhurit, që duan të ndalojnë fushatën, që pengojnë tubimet, ndodh vetëm tek talebanët, rasti i dytë është opozita jonë. Nuk ka sot një vend tjetër në botë ku opozita nuk do zgjedhjet”.
“Në këto 10 ditë dua që secili prej jush të flasë me një të PD-së, të LSI-së, të PDIU-së. Bëjini një pyetje: A ja vlen që për banjon e 13-të të maces së Ilir Metës dhe Monikës të bëni 5 vjet burg? A ja vlen që për bojën e flokëve të Lulzim Bashës të bëni 5 vjet burg? A ja vlen që për botoksin e këtyre, që për fundjavat e këtyre, që për shopping-un e këtyre, që për makinat e këtyre të bëni 5 vjet burg, kur duhet të zgjidhni hallet e familjes tuaj? Dua që secili prej jush ta bëjë këtë bisedë.”/CNA.al