Nga Lirim Nezha:
Femija ne foto eshte Orgito.Nje femije i nje familjeje punetore nga rrethinat e Korces qe vijne cdo vere ne Orikum per te thurur tenda dielli per plazh. Orgito eshte femije i shkathet dhe shume inteligjent.I shkelqejne syte kur e pyes per shkollen dhe me thote me trishtimin qe i lexohet qarte se nuk e ka vazhduar dot. Shpesh e lejoj te ulet perpara kompjuterit tim dhe te shohi postimet e fb.
Ka nje biciklete te vogel qe e perdor mjeshterisht.Me vjen te sporteli dhe kerkon te dije per gjithshka.Eshte femije dhe i pelqejne lodrat.Pyet per cmimin dhe zmbrapset.Jane te larta cmimet per buxhetin e Orgitos. I njoh thuajse te gjithe pjesetaret e familjes se Orgitos.Jane shume punetore dhe shume korrekte.Te imponojne respekt .
Por Orgito me ka prekur telat. Eshte femije si te gjithe te tjeret dhe nuk eshte si te tjeret.Ka shume kufizime femijeria e Orgitos.Ne syte e tij lexohet trishtimi i pamundesise per shume gjera te munguara te femijerise se tij. Ndaj do te ishte mire qe shoqeria te kthehej me front nga femijet si Orgito dhe t’u krijonte me shume mundesi qe te integroheshin.
E pse na duhet integrimi ne Europe nese nuk integrohemi dot mes vetit? Orgito eshte nje femije i komunitetit rom,por kjo nuk eshte arsye qe ai te mos kete femijerine qe kane femijet tane…!
Apo jo!!!