InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Anna Mattsson, poetja që i çjerr maskën hipokrizisë

14 Qershor, 2019
in InfoPress, Kulturë
A A
Heronjtë mitikë mbeten normalisht vetëm të tillë, ashtu të veshur me petkun mahnitës së mrekullores, ndërsa heronjtë e vërtetë, ata që përveç dëshirës njerëzore i lind ideali dhe koha e shpirtit, shndërrohen jo rrallë në heronj mitikë.

Nga Alisa Velaj

E tillë mbetet figura e heroinës franceze Jeanne d’Arc, simboli i ëndrrave franceze për liri në Francën e shekullit të XV. Simbol i vetësakrifikimit dhe i një vdekje qe e turpëron dhe sot mirënjohjen njerëzore. Ajo çka u dhemb idealistëve, apo atyre që e shohim botën me sytë e dhimbjes dhe optimizmit, ajo që i therr në shpirt një poeteje aq drithëruese si Anna Mattsson, për fatet tragjike të femrave në shoqëritë plot probleme social-ekonomike, është fakti se Jeanne d’Arc-at vazhdojnë të jetojnë ende, por të fshehura nga sytë tanë. Janë Jeanne d’Arc-at të heshura, larg triumfeve të shoqërive kaotike luftarake, por heroina të kohëve moderne, ku tragjikja fshihet shpesh nën të tjera pamje, në shikim të parë jo dhe aq kaotike sa koha e Mesjetës,  por që në thelb zbulon se ne njerëzit modernë, që flasim aq hapur për liritë dhe të drejtat e njeriut, mund të jemi edhe më të rrezikshëm se qenia mesjetare.Atyre kohërave të errëta, kur me termin luftë i referohemi Luftës dhe me termin paqe i referohemi Paqes.Kemi si të thuash një lloj optike për të ndarë të mirën nga e keqja, ndërsa sot me termin paqe, mund të pagëzojmë jo rrallë një luftë të turpshme, të ashpër, të pamëshirshme dhe të mezidukshme, ku e keqja që zë fill në shpirtërat e atyre që i shkaktojnë këto luftëra, të ketë një dukje mashtruese, duke na u shfaqur si e mirë, ose akoma edhe më keq, duke na u shfaqur, po të huazojmë një shprehje të Heminguejit, si një vend i pastër e plot dritë, ku nuk ndodh asgjë. Dhe luftrat e mezidukshme ngjizin heroina të heshtura, që shuhen shpesh pa bujë, madje edhe pa i marrë vesh fare se diku në X vend kanë frymuar. Anna Mattsson përpiqet të jetë dhe ia arrin të jetë në mënyrën më të mirë të mundshme zëri i këtyre Jeanne d’Arc-ave të heshtura.ajo e veshur me një fund të shkurtër dhe një buzëqeshjenjë hije përmbi të aspak e dëshiruar
Anna Mattsson i çjerr maskën hipokrizisë, duke na mësuar të lexojmë vuajtjen në fytyrat e Jeanne-ve që i kemi mes nesh dhe nuk e dimë se i kemi. Ajo na rrëfen plot kurajë se jo çdo buzëqeshje mund të jetë etalon lumturie dhe dritë shpirti. Ka buzëqeshje të improvizuara me dhunë, ku zemra së brendshmi pikon gjak. Buzëqeshje që lindin hijeve! Gjithashtu poetja jo rastësisht tregon shëtitjen e vajzës në mes të drurëve apo në një pyll dhe e përfundon   me vargjet:gjendej atje një tribunë për ekzekutimin e asajqë askurrë nuk e hodhi vështrimin nga toka
Po t’i referohemi Umberto Ekos, pyjet janë një metaforë për narracionin e një teksti, jo vetëm për tekstin e një përralle, por të çfarëdo lloj teksti. Në fillim të kësaj poezia përfytyrojmë drurët mes të cilëve shëtit heroina tragjike, ndërsa në fund mësojmë për tribunën ku ajo është ekzekutuar. Miti i Jeanne d’Arc-ës del këtu fare hapur, duke pranëvënë dy kohë, mesjetën dhe bashkëkohësinë, që i bëjnë aq të ngjajshme të njëjtat dukuri; moskuptimi dhe dhuna. Virgjëresha e Orleanit akuzohet për herezi, dhunohet dhe më pas digjet në turrën e druve, pa qenë në gjendje ta shijonte kurrë lirinë që i solli popullit të saj, ndërsa Jeanne d’Arc-at tona janë viktima të një tjetër dhune dhe drurët ku ato shëtisin me funde të shkurtëra dhe thonj të gjatë, janë “lënda e parë” që do të ndërtojë më pas tribunën e tyre të turpit. Tribunë ku do të hipin ata që ua shkaktuan dhe përdhosën lirinë ende pa e njohur tërësisht atë, ose ata që nuk e njohën kurrë në thelb dramën e tyre të vërtetë. Pra, drurët si simbol jete kthehen këtu në simbol vdekje, duke na nënkuptuar turrën e druve apo tribunat e turpit. Në prag vdekje Jeanne d’Arc puth kryqin. Jeanne d’Arc-at e sotme kryqëzohen në heshtje me veprime të turpshme që i kryen jo se ishin lavire në shpirt, por se i çuan në atë rrugë mjerimi dhe skamja. Skamja e tyre materiale dhe skamja shpirtërore e atyre që i dhunojnë pa kurrfarë humanizmi, këto krijesa me vështrimin e kthyer përherë drejt hapësira ku është atdheu i tyre shpirtëror.

Në përgjithësi poezitë që trajtojnë dramat shoqërore kërkojnë një nivel të lartë të talentit të krijuesit, në mënyrë që lidhja e fortë me realitetin të mos e reduktojë poezinë në një rrëfim të thjeshtë, ku arti poetik të vihet në funksion të asaj që përben ndodhi faktike. Anna Mattsson arrin të ndërturë në mënyrë të mrekullueshme ndodhinë me poezinë. Realja përpunohet përmes një regjistri të lartë të gjuhës së poezisë, ku drama jetike dhe ajo poetike përjetohen të dyja me të njëjtin intensitet. Poezia ka një gjuhë lakonike, ku mes pak vargjeve rrëfehet shume më shumë nga ç’mund të rrëfehet në dhjetëra faqe. Intensiteti i emocioneve dhe shpirti i  revoltës ngjizen përmes një gjuhe simbolike që mund ta servirë veç një krijuese me potencial të lartë artistik. Pasi vetëm në këtë mënyrë arti arrin të bëhet një zëdhënës i fuqishëm i dramave shoqërore.

Në vazhdim mund ta lexoni një poezi të Anna Mattsson, shqipëruar nga anglishtja nga Alisa Velaj

. . .ish ajo e veshur  me një fund  

të shkurtër

tek qëndronte para tij mes

drurëve

ajo e veshur me një fund të

shkurtër dhe një buzëqeshje

një hije përmbi të aspak

e dëshiruar

kur ajo shëtiste pranë tij

po a shëtiti ajo pranë tij

pa përdorur dhunë

a shëtiti ajo një hap para apo

prapa tij

po klithur apo ngritur dorën

një herë të vetme kundër tij

a veshi ajo një fund të

shkurtër

një fund të gjatë apo një pale

xhinse

thonj elegant pantallona të

shkurtëra të zeza e veshi ajo

a u pagëzua ajo me emrin

lavirja me lulkëa

u valëvit lulka e saj nëpër

fjalimet popullore

a ishte nënvetja reputacioni i

saj

ishte ajo e hedhur në një

livadh

me gjenitalet shqyer copë e

çikësikur të ish një akt krejt i

ligjshëm

gjendej atje një tribunë për

ekzekutimin e asaj

që askurrë nuk e hodhi

vështrimin nga toka

Anna Mattsson (1966) është poete, romanciere dhe përkthyese suedeze. Shfaqet për herë të parë në skenën letrare më 1988. Prej asaj kohe Mattsson ka publikuar 10 libra me poezi e prozë, si  edhe përkthime të ndryshme. Anna Mattsson ka studiuar letërsi krahasuese, filozofi dhe gjuhët nordike. Për disa vjet ajo punoi si përkthyese për Këshillin Nordik të Ministrave, veçanërisht midis Faroishtes dhe Suedishtes. Ndërmjet viteve 1990 dhe 1993, Mattsson ka jetuar në Ishujt Faroe ku ka studiuar Gjuhët Nordike në Universitetin e Torshavnit. Prej vitit 2001, përfshihet në shkëmbimin kulturor midis Suedisë dhe Kamboxhias. Mes  viteve 2003 dhe 2006 (por edhe aktualisht herë pas here) ka jetuar në Phnom Penh. Ndër të tjera, ajo ka botuar një përkthim të romanit për fëmijë “Pipi Çorapegjata” në gjuhën khmerishte (kamboxhiane). Libri i fundit i botuar më 2013 është përmbledhja poetike “Udha e Dritës” 

Të Lidhura

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt

25 Qershor, 2025
U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat
Kulturë

U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat

25 Qershor, 2025
Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation
Kulturë

Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation

25 Qershor, 2025
EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)
Kulturë

EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)

25 Qershor, 2025
Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë
Kulturë

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

23 Maj, 2025
Letra e lamtumirës së Virginia Woolf, e cila nuk mundi të ikte pa lënë disa copëza zemre tretur në fjalë dhe mall, për burrin që e bëri të lumtur
Kulturë

Letra e lamtumirës së Virginia Woolf, e cila nuk mundi të ikte pa lënë disa copëza zemre tretur në fjalë dhe mall, për burrin që e bëri të lumtur

29 Mars, 2025

TË FUNDIT

Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…
Aktualitet

Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…

15 Korrik, 2025

Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum
Aktualitet

Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum

15 Korrik, 2025

Elon Musk ngre ALARMIN: Europa po shkon drejt zhdukjes pa familje të mëdha
Bota

Elon Musk ngre ALARMIN: Europa po shkon drejt zhdukjes pa familje të mëdha

15 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 15 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 15 Korrik 2025

15 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com