I nxehti Afrikan është aktivizuar në kontinentin Europian i cili po jep impaktin e parë në territorin e Shqipërisë duke sjellë mot të stabilizuar dhe temperatura të larta.
Edhe dita e nesërme, sipas asaj që raporton IGJEUM , pritet të jetë me temperatura të larta që mbërrijnë deri në 32 gradë celcius.
RESHJET
Sot (e diel dt.09), në përgjithësi, nuk priten reshje.
Ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më e mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre sot pasdite.
TEMPERATURAT
Sot (e diel dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 31 °C
në vendet e ulëta: 19 / 32 °C
në vendet malore: 15 / 30 °C
ERA
Sot (e diel dt.09) era do të fryjë e lehtë, por deri mesatare në bregdet dhe në terrenet malore.