Ju pëlqen dikush, por nuk dini se si ta bëni atë ta kuptojë? Ka ardhur moment që “butë-butë” t’i tregoni se e pëlqeni.
“Bright Side” ju vjen në ndihmë, pasi ka publikuar disa këshilla, të cilat ju ndihmojnë që ju të bëni për vete menjëherë dikë.
-Si fillim silluni lirshëm kur të jeni në shoqërinë e saj ose tij.
-Shihni reagimin dhe më pas ju t’i tregoni asaj/ atij se e pëlqeni. Nëse i tregoni dikujt se e pëlqeni, atëherë keni gjasa të merrni mbrapsht të njëjtën ndjenjë. Kjo ndodh sepse njerëzit ndjejnë mbështetje dhe ngrohtësi nga partneri i tyre, si dhe ndihen të vlerësuar.
-Ndani me ta sekretet. Kjo sepse kur ndani një sekret me një person, kjo do të thotë se ato ndihen më afër me ju.
-Mësoni të kërkoni falje. Sipas studimeve, të kërkoni falje është një metodë e mirë për të rritur besimin e dikujt ndaj teje.