“Askush mos të ketë iluzione se më 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje. Detyra e çdo deputeti është të përçojë mesazhin se zgjedhjet do të bëhen”.
Ka qenë kjo porosia që kryeministri Edi Rama ka dhënë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist.
Rama ka porositur për nisjen e përgatitjeve të fushatës elektorale, e cila starton më 31 maj me Tiranën.
Sa i përket krizës politike, Lulzim Basha dhe Edi Rama nuk kanë treguar asnjë shenjë tërheqjeje lidhur me datën e dekretuar për zgjedhjet vendore.
Ndërkohë opozita mban të shtunën një tjetër protestë kombëtare, e treta brenda muajt maj.