Mbrëmjen e kësaj të shtune mbahet finalja e festivalit europian të muzikës, Eurosong.
Këngëtarja Jonida Maliqi e cila përfaqëson Shqipërinë arriti të kualifikohej për në natën e madhe, në sajë të këngës “Ktheju Tokës”.
Mirëpo të premten në mbështetjen e saj në Izrael ku dhe po mbahet festivali, i kanë shkuar shumë miq dhe familjarë.
Ajo ka publikuar fotografi me ta, duke i falenderuar për mbështetjen, por ka zbuluar se e kanë ftuar “në mëkat”.
“Më ndihmojnë shumë familjarët dhe miqtë… S’më lejohet sheqeri këto ditë për kordat e zërit”, ka shkruar Jonida, teksa ka publikuar një pjatë me ëmbëlsirë.