“Të rinjtë sot po kryejnë më pak marrëdhënie seksuale se brezat e mëparshëm”. Kjo deklaratë është bërë nga andrologu, Angelo Izzi në një intervistë për AdnKronos, i cili shpjegoi arsyet që çuan në këtë rezultat.
Ai tregoi se mosha mesatare e një raporti të plotë seksual ka rënë, por nga ana tjetër nuk ekziston asnjë rrugë edukimi apo trajnimi për të rinjtë e sotëm, pasi mund të krijohet një fenomen jashtëzakonisht i rrezikshëm.
Doktori tregoi se nga 10 djemë, 7 prej tyre shohin vazhdimisht filma pornografik në internet. Dr.Izzi shpjegon se siç dihet një film pornografik përdor në një mënyrë krejt të zakonshme njësërë trukesh filmike, (klithma, drita, etj) gjithashtu edhe nga aktorët konsumohet vazhdimisht agjentë pro-erektil (Viagra, Cialis, etj) për të dhënë më të mirën e tyre.
Sipas tij, ky shtrembërim i realitetit mund të shkaktojë atë që një i rim und të ndryshojë sot imazhin e trupit dhe në veçanti organin e tij seksual (madhësia, pamja, funksionaliteti i penisit)
“E gjithë kjo mund ta shtyjë një të ri për të shmangur një marrëdhënie seksuale, ose nga ana tjetër, kjo gjë mund t’a shtyjë atë të përdorë tregun e paligjshëm të stimulantëve në internet”.
“Rreziqet e shfaqura nuk duhet të nënvlerësohen: Në këtë treg është e lehtë të vihen në dispozicion barna të falsifikuara që nganjëherë kanë emra të ngatërruar dhe që mund të përmbajnë doza të ndryshueshme dhe të pakontrolluara të përbërësve aktivë që përmbajnë edhe element pro-erektile. E gjithë kjo krijon një rritje të “ankthit fiziologjik fillestar”, si dhe rreziqet potenciale shëndetësore, madje shumë serioze”.