Ka njerëz që nuk shohin ëndrra në përditshmëri dhe ka nga ato të tjerët që jo vetëm që shohin çdo natë por dhe i mbajnë mënd të nesërmen sa edhe i tregojnë. Nëse keni qenë duke kërkuar kuptimet e tyre ky artikuj mund t’ju ndihmojë.
Njerëzit kreativë kanë më shumë gjasa të ëndërrojnë rreth mjediseve të pazakonta (në vend të shtëpisë apo punës) dhe rreth pengesave në botën natyrore, si një shkëmb apo një mal.
Njerëzit konservatorët kanë gjasa të shohin ëndrra realiste ndërsa liberalët ëndrra më të çuditshme kështu që shihni ëndrrat për të kuptuar se në kujt grupi i përkisni.
Njerëzit që kanë ankthe të shpeshta mund të kenë shumë gjasa të vuajnë nga probleme me zemrën. Kjo mund të ndodhë sepse problemet e zemrës e bëjnë më të vështirë frymëmarrjen gjatë natës.
A ëndërroni sikur ju ndjekin të huajt apo përbindëshat? Kjo mund të tregojë se keni frikë të bëni diçka me jetën reale. Pyesni veten se çfarë çështje, apo emocionesh nuk jeni duke i përballur.
Nëse keni ëndrra të tmerrshme duke u mbytur ose sikur nuk merrni frymë mund të keni probleme me gjumin si apnea e gjumit e cila ju shkakton ndalimin e frymëmarrjes për sekonda në një kohë kur jeni duke fjetur.
Jeni të fiksuar pas punës: Personalitetet që janë shumë të fiksuar pas punës kanë tendencë të raportojnë ëndrra më shqetësuese se sa njerëzit që nuk janë. Nëse shihni ëndrra me veshtirësira për të arritur një qëllim ose ne destinacion jeni një nga këto persona.