InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Helmoi vjehrrën, nis gjyqi për nusen 22-vjeçare. Krimi u zbulua nga rrëfimi te …

8 Maj, 2019
in Aktualitet, Lajme, Sociale
A A
Helmoi vjehrrën, nis gjyqi për nusen 22-vjeçare. Krimi u zbulua nga rrëfimi te …

Gjykata për Krime të Rënda hapi shqyrtimin gjyqësor për Marjana Cmetën, të renë që dy vite më parë vrau vjehrrën, duke e helmuar atë me fostoksinë, ndërsa do të gjykohet për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Në seancën e djeshme, Gjykata bëri ndarjen e çështjes, pasi të pandehur për ngjarjen janë marrë 4 persona, së bashku me Cmetën edhe Hysen Shehu, Agim Lami dhe Arben Saliu, këta të fundit për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”. Ngjarja e rëndë, sipas Prokurorisë, ka ndodhur në prill të 2017- ës, ndërsa është arritur të zbardhet dhe dokumentohet vetëm një vit më pas, në mars të 2018-ës, kur edhe Cmeta është arrestuar. 22-vjeçarja është nënë e një fëmije të mitur, ndërkohë denoncimi është bërë nga bashkëshorti i të resë, pasi kishte rënë në dijeni të një video të bërë nga hoxha Hysen Shehu, ku Cmeta rrëfen krimin e kryer. Ndërkohë, janë aktekspertimet e bëra viktimës, që kanë nxjerrë në dritë shkaqet e vdekjes dhe nisjen e hetimeve për vrasje. Kështu, sipas aktekspertimit nr. 179, datë 23.05.2017, ka rezultuar se shkak i vdekjes së Lirije Lamit ka qenë helmimi me lëndë fostoksinë.

Lirije dhe Oltion Lami


HETIMET

Referuar kërkesës për gjykim, në banesën e viktimës, në dhomën e gjumit të Lamit, është konstatuar perdja e dritares së bashku me shkopin e saj prej druri, të rënë nga njëri krah në dysheme, në fundin e dhomës ndodhej një bidon uji 10 litërsh dhe një shishe plastike, si dhe njëri nga sirtarët është gjetur i dëmtuar.

Gjatë momentit që ndodhi ngjarja, në banesë kanë qenë vetëm viktima dhe nusja e saj, autorja Marjana Cmeta, e cila në dëshminë e dhënë fillimisht para hetuesve nuk e ka pranuar krimin dhe ka thënë se ishte në gjumë gjatë gjithë kohës dhe kur është ngritur, ka gjetur në gjendje të rëndë vjehrrën e saj. Por këto deklarime nuk ishin bindëse për hetuesit, në kushtet kur në trupin e viktimës, e konkretisht në fytyrë dhe kokë, i janë gjetur shenja, si ato të kafshimit, apo dërrmishje. Shenja këto, që tregonin për një përleshje të Lirije Lamit me personin që e kishte vrarë.

U desh rreth 1 vit nga shënimi i procedimit penal për vdekjen, që të zbardhej vrasja në familje dhe kjo u bë e mundur nga një regjistrim i bërë nga hoxha Hysen Shehu. Ky i fundit, gjatë kohës që Marjana Cmeta ka rrëfyer krimin e ka regjistruar, por nuk ka bërë denoncim, duke konsumuar kështu veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

“Provohet tej çdo dyshimi se shtetasja Marjana Cmeta në datën 30 prill 2017, gjatë kohës që ka qenë në banesën e saj së bashku me vjehrrën, viktimën Lirije Lami, i ka ofruar të pijë një lëng frutash në të cilën kishte hedhur një tabletë fostoksinë dhe se këtë helm e kishte marrë që më parë dhe e kishte ruajtur për të realizuar këtë vepër dhe për ta bërë që të dukej si vetëhelmim. Më pas, duke parë që viktima nuk po ndërronte jetë, ajo ka kryer dhe veprime fizike, duke e mbytur me shall dhe pas reagimeve të viktimës, e ka kafshuar në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.

Më pas, ka njoftuar vëllain e burrit të viktimës, banesa e të cilit ka qenë pranë dhe e kanë transportuar për në spital, duke e paraqitur si të vetëhelmuar. Edhe në deklarimet e para, kjo shtetase ka mohuar që të ketë kryer krimin, duke dhënë alibinë se viktima gjatë kohës që ka qenë në banesë, ka qëndruar për rreth një orë në një dhomë tjetër dhe kur ka shkuar, e ka parë shtrirë në gjendje të rëndë, ka njoftuar të afërmit dhe e kanë dërguar në spital”, shkruhet në kërkesën për gjykim.

Të Lidhura

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?
Aktualitet

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?

6 Nëntor, 2025
Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!
Aktualitet

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!

5 Nëntor, 2025
Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!
Aktualitet

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!

4 Nëntor, 2025
Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025
Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit
Aktualitet

Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit

2 Nëntor, 2025
Qeveria merr vendimin, të dielën në 2 nëntor zi kombëtare, Homazhet për Fatos Nanon
Aktualitet

Qeveria merr vendimin, të dielën në 2 nëntor zi kombëtare, Homazhet për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është
Të ndryshme

Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është

6 Nëntor, 2025

PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali
Kulturë

PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali

6 Nëntor, 2025

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?
Aktualitet

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?

6 Nëntor, 2025

FOTO/ Divorci me vëllain e Belinda Ballukut, “kunji” i Rozanës për Nedën: Po mbiemrin do ta mbash?
Show Biz

FOTO/ Divorci me vëllain e Belinda Ballukut, “kunji” i Rozanës për Nedën: Po mbiemrin do ta mbash?

6 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com