Alice Vasquez, një gjyshe tërheqëse që kur e shohin me vajzën i bëjnë për motra, ka treguar moshën e saj të vërtetë.
Duke qenë se ajo është gjithnjë në super formë, ndjekësit e saj në Instagram nuk e kanë besuar kur rrëfeu se ishte 40-vjeçe.
Alice, e cila jep mësime për yoga, mbeti shtatzënë për herë të parë kur ishte 16-vjeç. Pas tre vitesh ajo solli në jetë fëmijën e dytë.
Duke ndjekur rrugën e nënës së tyre, edhe fëmijët e saj u bënë prindër në moshë të re.
Kështu, Vasquez u bë gjyshe në moshë të re, por kjo nuk e ka penguar që të jetë aktive në llogarinë e saj në Instagram ku poston foto “pikante”.
Ajo tregoi për Daily Star:
“E tregova moshën time në Instagram për t’i frymëzuar gratë në moshën time që në nuk kemi pse të fshihemi pas ndjenjës që na bën të ndihemi më të vjetër dhe njerëzit u përgjigjën pozitivisht…Gratë frymëzohen nga unë kurse burrat mendojnë se jam më e mirë se 20-vjeçaret.”
3