InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha paralajmëron Ramën nga Shkodra: I ke ditët të numëruara!

8 Maj, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Basha paralajmëron Ramën nga Shkodra: I ke ditët të numëruara!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër në një takim për anëtarësimin e 200 të rinjve të këtij qyteti në PD. Në fjalën e tij, Lulzim Basha deklaroi se 11 javë nga nisja e protestave opozita ndodhet më afër fitores së betejës politike kundër qeverisë “Rama”.

Kreu i PD-së paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që të heq dorë nga dhuna dhe arrestimet politike ndaj protestuesve dhe opozitarëve. Duke u ndalur në arrestimin e sotëm të ish-deputetit të PD, Klevis Balliu, Basha deklaroi se qytetarët nuk do të falin këtë sjellje të qeverisë dhe do t’i përgjigjen.

“Shqipëria është në udhëkryq njësoj si 28 vite më parë. Kanë dhunuar qytetarët e Tiranës që mbrojnë shtëpitë e tyre dhe mbajnë në burgje të burgosur politikë. Kur njerëzit tanë, përfaqësues të PD, si Klevis Balliu, u ngritën për të qëndruar në krah të njerëzve, kanë urdhëruar arrestimin e tij. Është dita kur Edi Rama do të kthejë të burgosurit politikë, po përdor policinë për të dhunuar qytetarët kundër ligjit. Ia them qartë e prerë: I ke orët e numëruara. Nuk pranojmë kurrë më që ligji të veprojë me 2 standarde, të nderojë e të mbrojë trafikantët e vajzave dhe grave, trafikantët e drogës dhe të dhunojë qytetarët e ndershëm, biznesin e ndershëm, ata që mbrojnë pronën dhe shtëpitë ë tyre”,- deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Duke u ndalur në aksionin opozitar, Basha kërkoi nga qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë vendit që më 11 maj të jenë në protestën e madhe para Kryeministrisë. Basha u shpreh se kjo datë do të jetë beteja kundër qeverisë së krimit.

Kreu i PD-së shtoi se aktet që ka kryer kryeministrit Edi Rama këto vite janë dëshmi se kreu i qeverisë e ka vendin në burg. “Krimi është bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës, për të qëndruar në pushtet. Askush më mirë se shkodranët nuk e di këtë.  Disa prej këtyre kriminelëve janë prapa hekurave dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të drejtuar punët e tyre të pista nga burgu, për të komunikuar me Ramën. Por atyre u themi: mos u mundoni shumë për t’u lidhur në telefon me Edi Ramën. Së shpejti, do t’ua sjellim Edi Ramën aty ku jeni ju, bashkë më kriminelët e tjerë në pushtet. Beteja që ka nisur nuk do të njohë gjunjëzimin e Shkodrës. Krimi nuk do ta gjunjëzojë Shqipërinë. Liria dhe demokracia janë frymëzimi ynë. Çlirimi i Shqipërisë nga qeveria e lidhur me krimin është misioni ynë  për të realizuar ëndrrën Shqipëria si gjithë Europa”,- deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Të Lidhura

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026
Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026
Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026
Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

TË FUNDIT

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 13 prill 2026

13 Prill, 2026

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com