InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ultimatumi i prerë i Berishës: Nuk mund të ketë më takim Rama-Basha

7 Maj, 2019
in Aktualitet, Lajme, Të ndryshme
A A

Deklata e fortë e ish-liderit të PD: “Ose e përmbysim këtë regjim, ose do shuhet përfundimisht opozita. Marrëveshje me Edi Ramën, nuk ka asnjë burrë që të bëjë më! U bë në 2017 si përpjekje e opozitës për të kontribuar në ecjen e vendit përpara, por rezultati u pa se çfarë prodhoi ajo marrëveshje: prodhoi dosjen numër 339 dhe 184, që faktuan krimin zgjedhor”.

Ish-kryeministri dhe lideri historik të së djathtës, Sali Berisha, ka përjashtuar çdo mundësi që te ketë një marrëveshje mes opozitës dhe Edi Ramës si kryeministër. Në një intervistë të dhënë dje në emisionin “360gradë”, të gazetarit Artur Zheji, ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëzuar çdo mundësi që zgjidhja e krizës politike të vij si pjesë e pazareve apo kulisave mes aktorëve kryesorë politikë në vend. Sipas ish-kreut të qeverisë, Edi Rama faktoi në vitin 2017 se nuk mund të respektojë marrëveshjet ndaj dhe askush nga opozita nuk mund të ulet më të në tavolinë me atë si kryeministër. “Ose e përmbysim këtë regjim, ose do shuhet përfundimisht opozita. Marrëveshje me Edi Ramën, nuk ka asnjë burrë që të bëjë më. U bë në 2017-ën si përpjekje e opozitës për të kontribuar në ecjen e vendit përpara, por rezultati u pa se çfarë prodhoi ajo marrëveshje: prodhoi dosjen 339 dhe 184, që faktuan krimin zgjedhor”,- tha ai.  Duke iu përgjigjur pyetjes për një takim mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për zgjidhjen e krizës, Berisha u shpreh në mënyrë të prerë: “Ulja e Bashës me Ramën kryeministër është puthja me Judën. Pikë! Ulja e zotit Basha me Ramën me kreun e PS-së pa qenë kryeministër, është tjetër. Nuk besoj se zoti Basha dhe askush tjetër ka autoritetin dhe të drejtën tu kërkojë socialistëve shqiptarë, se cilin do të kenë kryetar”. Pra si kryetar i PS takohet për zgjidhjen e situatës, por jo në cilësinë e kryeministrit.

Lidhur me qëndrimin e PS-së dhe Edi Ramës për të shkuar në zgjedhje pa opozitën më 30 qershor, Berisha ka paralajmëruar se në asnjë rrethanë zgjedhjet pa opozitën nuk mund të zhvillohen. “Jo 30 qershori, por edhe 30 maji më duket një datë e largët për Ramën si kryeministër. Duhet të rrëzohet një orë e më parë. Kjo nuk mund të lidhet me një datë, por duhet të vijë një orë e më parë. Zgjedhje nuk mund të ketë në 30 qershor”,- deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha. Duke analizuar zhvillimet e vitit të fundit, Berisha shprehet i bindur se qeveria “Rama” ka konsumuar një grusht shteti. Sipas tij, zhbërja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, si institucionet që kontrollojnë pushtetet e tjera, ka sjellë de fakto zbatimin e një grushti shteti. “Kriza është e paprecedentë në historinë e këtij vendi dhe ndoshta historike në historinë e një vendi edhe unike. Pse është unike? Sepse një system, një regjim përjashtoi de facto totalisht atë pushtet që kushtetuta e çdo vendi i lë edhe opozitës. Me asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese të gjitha kompetencat e saj i kalojnë qeverisë. Opozita është në minorancë dhe nuk ka vota për të bllokuar ligjet e thjeshta në parlament, por ka një institucion ku shkon ndjek ato ligje që ajo i konsideron në kundërshtim me frymën kushtetuese edhe interesat e saj. Ky institucion me qëllim të plotë u dekapitua dhe u krye një grusht shteti brenda shtetit?”,- deklaroi lideri historik i së djathtës.

Për ish-kreun e qeverisë, në situatën e një grushti shteti kur nuk ka më institucione që të vendosin të drejtën, opozitës nuk i mbetet vetëm se të përplaset me mazhorancën. “Kjo është një betejë që pa diskutim do të shkojë në një finale. Dhe kjo betejë nuk shoh zgjidhje veç një përplasje shumë të fuqishme. Kjo është një betejë në të cilën janë konsumuar mjete të tjera. Është konsumuar sepse ka pasur një marrëveshje të 2017 e cila në vend që ti jepte vendit paqen që meritonte për shkak të zgjedhjeve i dha dosjen 339 dhe 182”,- deklaroi dje ish-kryeministri Berisha. Në intervistën e dhënë dje, Berisha u ka thënë përgjigje dhe teorive konspirative që lidhen me rrjedhjen e deputetëve nga e djathta apo krijimin e partisë së re të Astrit Patozit. Për deputetët që pranuan mandatet, Berisha deklaroi se janë në shkelje kushtetuese dhe nuk përfaqësojnë opozitën e vërtetë. Ndërsa për partinë e re të Astrit Patozit, ish-kreu i PD-së, deklaroi se “kjo është tallja më e madhe që Edi Rama ka bërë më Astrit Patozin”. Për peshën politike që ka në PD, te e djathta, por edhe në gjithë elektoratin shqiptar, qëndrimet e Sali Berishës konfirmojnë se beteja politike mazhorancë-opozitë është në konfliktin më të madh të 29 viteve pluralizëm. Thirrja për një betejë finale kundër Edi Ramës dhe përplasje të fortë nëse kryeministri nuk largohet, janë paralajmërimi që tregon se më 30 qershor as mund të flitet më për zgjedhje.

Për dreq po shkojmë në përplasje civile. Për dreq dhe për miopi të politikës.

Të Lidhura

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë
Aktualitet

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë

16 Korrik, 2025
Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…
Aktualitet

Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…

15 Korrik, 2025
Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum
Aktualitet

Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum

15 Korrik, 2025
Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje
Aktualitet

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

14 Korrik, 2025
Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025
Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë
Aktualitet

Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë

12 Korrik, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 17 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 17 Korrik 2025

17 Korrik, 2025

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë
Aktualitet

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë

16 Korrik, 2025

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”
Show Biz

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”

16 Korrik, 2025

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?
Lifestyle

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?

16 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com