Kur Dajana Shabani pranoi ftesën për tu intervistuar në “Why Not” në RTV Ora, moderatorja Roza Lati ftoi ndjekësit në Instagram që të bënin pyetjet e tyre.
Ndryshe nga herët e tjera kur vinin kinezet për ti lexuar, këtë herë erdhën dy parukierë nga Turqia.
Dajana është përfolur shpesh se është divorcuar nga bashkëshorti, me të cilin ka dhe një vajzë, gjë të cilën e konfirmoi kur u pyet nëse është e martuar.
Ndër të tjera, ajo i dha fund spekulimeve nëse po shijon një lidhje të re dashurie.
Dajana Shabani: Po, jam në një lidhje dhe jam shumë e lumtur.