InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Si e shkatërroi kafeja turke Perandorinë Osmane!

1 Maj, 2019
in Artikuj, Histori
A A
Si e shkatërroi kafeja turke Perandorinë Osmane!

Për grekët dhe qipriotët, ajo njihet si kafe greke, për boshnjakët si kafe boshnjake, për armenët si kafe armene, për arabët si kafe arabe, ndërsa për turqit, kroatët, shqiptarët dhe serbët si kafe turke. Sidoqoftë, në mesin e shekullit të gjashtëmbëdhjetë, ajo ishte thjesht kafe. Në atë kohë, këta popuj sundoheshin nga Perandoria Osmane, e cila i mori dashamirët e kafesë nga Evropa juglindore deri në Persi në “përqafimin” e saj të gjerë. Megjithatë, në vitet e para të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kjo perandori filloi të shpërbëhej. Kafeja pati një rol pak të njohur në fundin e saj.

Kafeja u soll në Turqi gjatë pushtetit të Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm. Kur i dërguari i tij për ta qeverisur Jemenin e shijoi një pije energjike, e cila në atë vend njihej me emrin “qahwah”, ai e solli atë në Konstantinopojë, ku menjëherë u bë shumë e famshme. Një mjeshtër i kafesë mund të kishte dhjetëra ndihmës për t’i bluar kokrrat Arabica dhe për t’i shndërruar ato në pluhur shumë të imët, i cili ishte i ngjashëm me espresson e sotme. Ky pluhur vlohej me ujë në enë të quajtura xhezve. Pija e hidhët, e zezë dhe me një shtresë të hollë të shkumës shërbehej në filxhanë të vegjël porcelani. Sipas legjendës, për ta baraspeshuar shijen e hidhët të pijes, gruaja e Sulejmanit, Hurrem Sultan, e pinte kafenë e saj bashkë me një gotë ujë dhe një copë llokumi. Në Turqi, kafeja shërbehet në këtë mënyrë edhe sot.

Sidoqoftë, jo të gjithë besonin se Kurani ua lejonte myslimanëve ta pinin këtë pije të re stimuluese. Ndonëse në librin e myslimanëve nuk përmendet saktësisht kafeja, një klerik që ishte pjesë e pushtetit të Sulejmanit e kishte lëshuar një “fatwa” kundër kësaj pije me arsyetimin se çdo gjë e djegur nuk lejohet të pihet. Sidoqoftë, kjo nuk e zbuti thirrjen e tij. Kafeneja e parë publike, e njohur si “kahvehane”, u hap në Stamboll në vitin 1555 nga dy tregtarë sirianë. Pak kohë më vonë, gati një në gjashtë dyqane të qytetit shërbenin kafe. Me kalimin e kohës, kjo pije u përhap edhe në pjesët më të skajshme të perandorisë.

Kafenetë ua mundësonin burrave që të tubohen në një vend tjetër përpos shtëpive, xhamive apo dyqaneve, duke ua ofruar mundësinë për socializim, shkëmbim të lajmeve, zbavitje dhe edukim. Anëtarët e shoqërisë që dinin shkrim dhe lexim i lexonin me zë të lartë lajmet e ditës. Jeniçerët, të cilët ishin anëtarë të një njësie elite të ushtrisë osmane, planifikonin protesta kundër Sulltanit. Zyrtarët bisedonin për mashtrimet. Tregtarët shkëmbenin thashethemet për luftë. Ata që nuk dinin shkrim dhe lexim vetëm dëgjonin. Në kafene, ata mësuan për idetë që i sollën telashe shtetit osman: rebelime, vetëvendosje dhe dobësim të shtresës së fuqishme.

Nuk kaloi shumë kohë dhe autoritetet filluan t’i cilësojnë kafenetë si kërcënim. Disa sulltanë dërgonin spiunë në kafene për ta matur opinionin e popullit. Të tjerët, si Murati i Katërt, i cili ka sunduar gjatë shekullit të tetëmbëdhjetë, u përpoqën që t’i mbyllin krejtësisht ato. Megjithatë, kafenetë ishin shumë fitimprurëse. Kur lëvizjet nacionaliste arritën kulmin në tokat e Perandorisë Osmane në shekullin e nëntëmbëdhjetë, popullariteti i kafeneve u rrit shumë. Grupet etnike në rajonet evropiane të perandorisë, të cilat ishin të banuara me shumicë ortodokse, filluan të kërkonin pavarësi. Udhëheqësit nacionalistë i planifikuan taktikat e tyre dhe i forcuan aleancat në kafenetë e Selanikut, Sofjes dhe Beogradit. Përpjekjet e tyre, të përforcuara nga kafeina, u treguan të suksesshme me themelimin e Greqisë së pavarur në vitin 1821, Serbisë së pavarur në vitin 1835 dhe Bullgarisë së pavarur në vitin 1878. Kështu, pushteti i kafesë mori fund, shkruan “The Economist”/Përktheu: Nasuf Abdyli

Të Lidhura

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara
Aktualitet

Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara

27 Mars, 2026

Dimër në pranverë, rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore në mbarë vendin
Aktualitet

Dimër në pranverë, rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore në mbarë vendin

27 Mars, 2026

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 4 persona

27 Mars, 2026

Moti i keq “kap në befasi” institucionet në Gjirokastër, banorët pa energji për orë të tëra
Aktualitet

Moti i keq “kap në befasi” institucionet në Gjirokastër, banorët pa energji për orë të tëra

26 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com