InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Andi Bushati: Rama doli kokëulur nga Merkel

30 Prill, 2019
in Artikuj, Opinione
A A
Andi Bushati: Rama doli kokëulur nga Merkel

Nga Andi Bushati –

Angela Merkelit i ka ndodhur e njëjta gjë me ata që janë gënjyer gjatë nga Rama; refuzimi për ta kredituar sërish. Ky mund të ishte konkluzioni i takimit të shkurtër të mbajtur këtë të hënë në Kancelari, në Berlin. Po të lexohen me kujdes deklaratat e qeveritarëve shqiptarë, duket qartas se ata prisnin një komerdare shpëtimi të minutave të fundit nga Gjermania.

Para takimit, vetë Kryeministri duke besuar në një mrekulli “in extremis”, i deklaroi Top Channel se ai do të shprehej pasi të fliste me Merkelin. Ndërsa menjëherë pas tij, Gent Cakaj, që ishte brenda në dhomën e bisedimeve, foli për atë që shpresonte dhe jo për atë që kishte ndodhur, duke thënë se Shqipëria kishte marrë “mbështetjen absolute” të Kancelares për hapjen e negociatave.

Në fakt, e vërteta e asaj që ka ndodhur gjendet shumë më pranë informacionit që dha radioja publike gjermane Deutsche Welle. Ajo i hodhi një dush të ftohtë qeverisë shqiptare duke dhënë dy arsye se përse negociatat nuk do të hapen as këtë qershor. Së pari, sepse Franca nuk do të dëgjojë për këtë para zgjedhjeve për Parlamentin Europian.  Së dyti, sepse Bundestagu gjerman nuk ka kohë të mjaftueshme për të vendosur (që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor), për çeljen e negociatave.

Pra me një fjalë furgoni i Rilindjes e humbi edhe këtë stacion. Por, ajo që nuk kuptohet është se përse qeveria shqiptare shpresoi deri në minutat e fundit siç tregojnë edhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë të saj. E vetmja përgjigje e arsyeshme duhet kërkuar në atë që ndodhi qershorin e kaluar. Atëherë, Angela Merkel u përpoq me mish e me shpirt për të zbutur veton e prerë që Franca dhe Holanda do të artikulonin për ne. Ajo bëri ç’është e mundur që “JO” ndaj Shqipërisë (pikërisht ajo që këtu u festua si “PO” me deklarata dhe shampanjë) të ishte sa më e moderuar dhe jo turpëruese.

E kështu u gjet formula që edhe negociatat nuk hapeshin edhe qeveria shqiptare shpëtonte fytyrën duke thënë se kishte marrë një datë për fillimin e tyre. Por, që nga ajo kohë ka ndodhur një zhvillim i rëndësishëm. Në prill të 2018, para një takimi në Kancelari me Ramën, nga diplomatët gjermanë Edi Ramës iu kërkua dënimi i idesë së ndryshimit të kufijve në këmbim të mbështetjes së përparimit europian të vendit.

Rama e pranoi sfidën. Ai hyri në Kancelari dhe i foli sy më sy Merkelit se nuk e mbështeste aventurën e dy Presidentëve, serb dhe kosovar. Kjo gënjeshtër, nuk është se kaloi pa rezultat imediat. Kryeministri shqiptar mori në Berlin premtimin se Gjermania do të angazhohej për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe se ajo nuk do të lejonte në asnjë mënyrë lënien e Tiranës pas Shkupit në këtë proces.

Por, pas përpjekjes gjermane në qershorin e shkuar, në gusht, Thaçi dhe Vuçiçi e shpallën publikisht idenë e tyre duke marë edhe miratimin e John Boltonit. Në fillim me hezitim dhe pastaj gjithnjë e më hapur Rama e mbështeti këtë ide. Ai arriti deri aty së të thoshte në mediat vendase se “Merkel sheh interesat e vendit të saj, kurse unë jam kryeministri i Shqipërisë”.

Ky qe me sa duket edhe fundi i historisë së dashurisë mes tyre, që në fillim, nga mediat e pushtetit në Tiranë, u paraqit si një raport tejet e privilegjuar. Pas kësaj ‘tradhtie’ Kancelarja nuk mund të bënte asgjë për ta ndihmuar të preferuarin e saj që dikur e shkrinte gazit me barcaletat e kohës së komunizmit.

Prandaj, në takimin e kësaj të hëne ajo nuk dha asnjë sinjal nga ato që qeveritarët shqiptarë shpresonin të dëgjonin. Ajo nuk kishte më as arsye personale, as për t’iu kundërvënë aleatëve të saj që nuk e duan zgjerimin, as për të ndihmuar një Kryeministër që e ka të turbullt situatën edhe brenda vendit. Këtë qershor Merkel nuk do të ketë më angazhimin e një viti më parë, kjo ndoshta edhe falë zhgënjimit nga Rama.

Lapsi.al

Të Lidhura

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Mot me kthjellime, temperaturat sot shkojnë deri në 36 gradë Celcius
Aktualitet

Mot me kthjellime, temperaturat sot shkojnë deri në 36 gradë Celcius

19 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 19 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 19 gusht 2025

19 Gusht, 2025

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin
Show Biz

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin

18 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 18 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 18 gusht 2025

18 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com