InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kërkesat e partive të vogla, Shehi: Çfarë mendojmë ndryshe nga PD-ja

29 Prill, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Kërkesat e partive të vogla, Shehi: Çfarë mendojmë ndryshe nga PD-ja

Partitë e vogla sot kanë kërkuar që Presidenti i Republikës të thërrasë në një tryezë opozitën dhe mazhorancën për zgjidhjen e krizës politike në vend. Përpos kësaj, partitë aleate të Partisë Demokratike kanë propozuar edhe ndryshime kushtetuese.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se përtej marrëveshjes që kanë firmosur me PD-në, ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe ndryshimet Kushtetuese janë propozime të partive të vogla.

“Nuk hyjmë me zotin Rama, por nuk hyjmë në zgjedhje sepse nuk ka dhe kohë. Nga do hymë, nga penxherja? Ne dolëm, firmosëm që me kryeministër zotin Rama nuk negociojmë. Për këto pika kemi rënë dakord me Partinë Demokratike, kemi firmosur. Përsa i përket pikave të tjera, ju e shihni që ka shumë ndryshime. Çështjeve zgjedhore, kufizim mandatesh, që ata të tjerët nuk e kanë dhe ne gjykojmë që nëse nuk kufizohen mandatet kjo gjë do të përsëritet. Nëse do të kishte kufizim mandatesh, opozita do të ishte gati për të hyrë në zgjedhje, ndërsa PS-ja do të ishte në zgjedhje për kryetarin e ri. Fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodh”, ka thënë Shehi.

Në konferencën për shtyp është lexuar edhe deklarata e përbashkët e këtyre partive, të cilat i janë drejtuar Presidentit të Republikës dhe kërkojnë mbështetje nga ai.

Disa nga ndryshimet e kërkuara janë kufizimi i mandateve të deputetëve dhe kryeministrit, zgjedhje të Presidentit nga populli, Parlament me dy dhoma, me dhomën e Deputetëve dhe dhomën e Senatit, i cili do të marrë pjesërisht kompetenca të Gjykatës Kushtetuese.

PLATFORMA

Partitë tona, si Grupim i Qendrës së Djathtë (GQD) të përbërë nga; PR, PAA, PBDNJ, LZHK dhe PDK, propozojnë realizimin e një Marrëveshje Politike Kushtetuese, duke propozuar sa më poshtë:

1-    Thirrja e një tryeze politike nga Presidenti i Republikës, e përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.

Bazuar në Nenin 86/1, Presidenti është garant i unitetit të popullit. Ky unitet garantohet nga respektimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve, në respekt të Kushtetutës.

Neni 1 i Kushtetutës sanskionon se “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike”.

Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, po shkatërron parimin themelor e kushtetues të pluralizimit.

•    Kjo tryezë të vlerësojë kushtet dhe kërkesat e OSBE/ODHIR për të shmangur shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe përdorimin  e Administratës Shtetërore.
•    Kontrolli mbi territorin dhe proçedimi i grupeve kriminale, të cilat janë evidentuar në shitblerjen e votës.
•    Proçedimin penal nga ana e Prokurorisë të dosjeve të bëra publike nga media, për manipulimin e zgjedhjeve.
•    Vlerësimin e skadimit të afatit të kartave të identitetit dhe paisjen e qytetarëve me karta.
•    Vlerësimin e përjashtimit nga lista të mbi 270,000 votuesve.

2-    Përcaktimi i një date për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, me një qeverisje tranzitore (qeverisje kujdestare) me dakortësi politike.

Data e zgjedhjeve të përcaktohet në përputhje me detyrimet dhe implementimin nga qeverisja tranzitore, e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe shkëputjes së strukturave të Shtetit nga krimi i organizuar.

3-    Reformë zgjedhore e cila ndalon finacimin e paligjshëm, dënon jo vetëm njerëzit e angazhuar në blerje dhe manipulim votash, por edhe subjektet politike që marrin pjesë në manipulimin e zgjedhjeve.

4-    Kthimi i Parlamentit në një Parlament përfaqësues dhe kushtetues, nëpërmjet ndryshimit të sistemit zgjedhor, nëpërmjet një sitemi zgjedhor dhe  votimi me lista të hapura, ku qytetarët të zgjedhin jo vetëm partitë politike, por edhe deputetin që do t`i përfaqësojë në Parlament, si dhe një shpërndarje të mandateve në përputhje me parimin e barazisë së votës.

5-    Përcaktimi me një dispozitë tranzitore kushtetuese për një periudhë 15 vjeçare, i krijimit të një Qeverie Kujdestare 6 muaj përpara zgjedhjeve, duke përcaktuar me ligj formën, kriteret e përfaqësimit dhe detyrat e saj.

6-    Vlerësimi i kuadrit kushtetues të vendit, me një grup të posaçëm ekspertesh të së Drejtës Kushtetuese, vendas dhe të huaj, për të mundësuar kthimin e Republikës Parlamentare dhe funksionimin e saj, bazuar në pavarësinë dhe balancimin e pushteteve.

7-    Bashkëpunimi për një vlerësim të drejtë të Reformës në Drejtësi, funksionimi urgjent i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, qoftë edhe me një amendim të përkohshëm, për t`i bërë ato funksionale, duke zhvilluar një proçes për të  garantuar integritetin, profesionalizmin dhe pavarësinë e tyre.

8-     Kufizimi i mandatit të Kryeministrit dhe  deputetëve.

9-    Të bëhet testi i drogës për Presidentin, Kryeministrin dhe deputetët.

10-    Zgjedhja e Presidentit të Republikës drejpërdrejtë nga populli dhe jo nga mazhoranca apo pazare politike. Zgjerimi i kompetencave të tij në fushën e Sigurisë dhe Drejtësisë.

11-    Krijimi i një sistemi parlamentar me dy dhoma, Senat dhe dhomë e përfaqësuesve. Senati të ushtrojë një pjesë të detyrave dhe kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe një pjesë tjetër të kompetencave të Gjykatës Kushtetuese t`i kalojnë Gjykatës së Lartë.

12-    Rishikimi i Reformës Administrative, për t`a çuar pushtetin lokal afër dhe në shërbim të njerëzve dhe jo vetëm në qendrat e mëdha urbane, me qëllim kontrollin politik të territorit.

Nëse do të shohim përbërjen e këshillave bashkiakë, mbi 95% e tyre janë nga qendrat urbane, duke lënë të papërfaqësur pjesën më të madhe të popullsisë.

Të Lidhura

SKANDAL NË SHËNDETËSI/ Personeli shëndetësor në alarm: Paga e dhjetorit 2025 ende nuk është kaluar, mjekë, infermierë e sanitare lihen në heshtje
Aktualitet

SKANDAL NË SHËNDETËSI/ Personeli shëndetësor në alarm: Paga e dhjetorit 2025 ende nuk është kaluar, mjekë, infermierë e sanitare lihen në heshtje

10 Janar, 2026
Kushte të paqëndrueshme dhe reshje mesatare shiu, parashikimi i motit për këtë të shtunë
Aktualitet

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje mesatare shiu, parashikimi i motit për këtë të shtunë

10 Janar, 2026
Cilat punë janë më stresuese në 2026?
Aktualitet

Cilat punë janë më stresuese në 2026?

7 Janar, 2026
Trump kërcënon udhëheqësen e re të Venezuelës me një fat më të keq se ai i Maduros
Aktualitet

Trump kërcënon udhëheqësen e re të Venezuelës me një fat më të keq se ai i Maduros

5 Janar, 2026
Lapaj: Ja intelektualët që mund të udhëheqin qeverinë e tranzicionit për 12 muaj, do të organizonin zgjedhje model
Aktualitet

Lapaj: Ja intelektualët që mund të udhëheqin qeverinë e tranzicionit për 12 muaj, do të organizonin zgjedhje model

5 Janar, 2026
Parashikimi i motit, 4 janar 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 4 janar 2026

4 Janar, 2026

TË FUNDIT

SKANDAL NË SHËNDETËSI/ Personeli shëndetësor në alarm: Paga e dhjetorit 2025 ende nuk është kaluar, mjekë, infermierë e sanitare lihen në heshtje
Aktualitet

SKANDAL NË SHËNDETËSI/ Personeli shëndetësor në alarm: Paga e dhjetorit 2025 ende nuk është kaluar, mjekë, infermierë e sanitare lihen në heshtje

10 Janar, 2026

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje mesatare shiu, parashikimi i motit për këtë të shtunë
Aktualitet

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje mesatare shiu, parashikimi i motit për këtë të shtunë

10 Janar, 2026

Oriola Marashi flet për planet e mëmësisë: Dëshira është e madhe…
Show Biz

Oriola Marashi flet për planet e mëmësisë: Dëshira është e madhe…

10 Janar, 2026

Babai i kërkon Selinës largimin e menjëhershëm nga BBVA
Show Biz

Babai i kërkon Selinës largimin e menjëhershëm nga BBVA

10 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com