InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

‘Bomba’ e Washington Times: Diplomatët amerikanë në Shqipëri punojnë hapur kundër Trump

26 Prill, 2019
in Artikuj, Lajme
A A
‘Bomba’ e Washington Times: Diplomatët amerikanë në Shqipëri punojnë hapur kundër Trump

Shqipëria është bërë pjesë e një artikulli shkruar nga Washington Times. Artikulli i kushton vëmendje të veçantë diplomatëve amerikanë në vend, kryesisht Donald Lu-së  i cili edhe pse e ka mbaruar mandatin nuk po largohet drejt SHBA-së.

Në këtë shkrim thuhet që Ambasadori Lu përveçse ka injektuar politikën e George Sorosit edhe gjatë presidencës së Trump, po vazhdon të bëjë të njëjtën gjë edhe pas përfundimit të detyrës. Po ashtu në artikull, qeveria shqiptare përmendet si e lidhur me krimin ndërsa drejtuesit e ambasadës thuhet që po mbyllin njërin sy para të gjitha aktiviteteve të jashtëligjshme të saj.

‘Qeveria e tanishme është e zhytur në tregtinë e drogës dhe kriminalitetin dhe e majta në Amerikë ende mbështet, madje mbyll njërin sy ndaj aktiviteteve të saj të paligjshme. Punëtorët jobesnikë në ambasadën amerikane në Tiranë janë një problem i madh’, -thuhet në artikull.

Image

Ish-ambasadori amerikanë në Shqipëri, Donald Lu, ishte i mirënjohur për imponimin e axhendës së tij mbi popullin shqiptar, duke vepruar si car, në mbështetje të qeverisë socialiste sipas udhëzimeve të George Soros, në një nga vendet më pro-amerikane në botë.

Mandati i zotit Lu si ambasador përfundoi kohët e fundit dhe ai u emëruar ambasador në Kirgizstan, një situatë që ka nevojë për analizë të mëtejshme në një tjetër artikull.

Megjithatë, duket se të emëruarit majtistë, anti-Trump të Obamës në Departamentin e Shtetit janë ende aktivë në Shqipëri, duke iu kundërvënë presidentit amerikan, për të cilin punojnë e i raportojnë, pasi supozohet që përfaqësojnë politikën e administratës jashtë.

Leyla Moses-Ones është shefja e përkohëshme e ambasadës deri në mbërritjen e ambasadorit të ri gjatë këtij viti. Postime të kohëve të fundit në Twitter nxjerrin në dukje axhendën e saj djallëzore për të minuar shefin e saj. Ajo riposton postimet e ish-shefit të shkarkuar dhe turpëruar të FBI-së, James Comey, i cili shfryn kundër presidentit tonë, sipas tij, gënjeshtar.

A mund ta imagjinoni kreun e një ambasade amerikane në një vend të huaj të jetë aktiv në dëmtimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe axhendën e tij? E di mirë që të gjithë politikanët shqiptarë e kanë parë këtë postim. Si mendoni se do t’i trajtojnë njoftimet për politikën e jashtme nga Shtëpia e Bardhë duke e ditur që ambasada në vendin e tyre nuk do t’i zbatojë kurrë e madje edhe dëmton çdo iniciativë të ardhshme presidenciale në këtë cep të botës?

Shqipëria, anëtare e NATO-s, po bëhet vend i rëndësishëm strategjik teksa roli i Turqisë si aleate e SHBA po vihet në dyshim. Qeveria aktuale është kapur në tregtinë e drogës e kriminalitet dhe e majta në Amerikë ende e mbron, madje mbyll një sy për sjelljen e saj të paligjshme. Prania e punonjësve jobesnikë në ambasadën amerikane në Tiranë është problem i madh.

Në mënyrë të habitshme, Presidenti Trump emëroi Kathleen Kavalec si ambadasoren e re në Shqipëri. Ajo është përmendur në një hetim të vonshëm të Dhomës (së Ulët në Kongres) si një nga punonjëset e Departamentit të Shtetit që ka folur me Christopher Steele teksa ai përgatiste dosjen e rremë për Trump dhe u përpoq të rrëzonte një president. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë e Trumpit mund ta ketë zbuluar lojën e saj teksa konfirmi u vonua në mënyrë të papritur.

Në çdo rast, kemi mësuar se Lu ende vjen rrotull nëpër Shqipëri, çuditërisht nuk është kthyer në SHBA meqënëse nuk ka më detyra zyrtare në Tiranë. Burimet na kanë bërë të ditur se ai po vepron në këtë mënyrë për të “përgatitur” stafin e ri të ambasadës, për të dhënë udhëzime për të folur mirë për kryeministrin socialist Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë, në përpjekje për të çimentuar axhendën e Barack Obamës në vendin e vogël ballkanik. Synimi është ta shesin kryeministrin socialist si një “lider i madh” dhe “reformën në drejtësi” të nxitur nga Lu si sukses të madh, duke injoruar plotësisht efektet reale të procedurës që çoi drejt një vendi pa gjykata dhe me krim të organizuar të shfrenuar. Për këtë do të flasim më tepër nesër.

Demokratët, shërbyesit e Obamës, janë gati të bëjnë gjithçka për pushtet. Ata nuk kanë cipë. Nuk kanë profesionalizm siç e tregon aktiviteti i Leyla Moses-Ones në rrjetet sociale.

Të Lidhura

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025
Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025
Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)
Artikuj

Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)

30 Prill, 2025
Kush do të jetë Papa i ardhshëm?
Lajme

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?

22 Prill, 2025

TË FUNDIT

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë në atë territor!
Bota

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë në atë territor!

29 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 29 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 29 Korrik 2025

29 Korrik, 2025

Eduart Ndocaj uron me emocion ditëlindjen e nënës së tij: “Je bekim për këdo që të ka pranë”
Aktualitet

Eduart Ndocaj uron me emocion ditëlindjen e nënës së tij: “Je bekim për këdo që të ka pranë”

28 Korrik, 2025

Publikohen PAMJET/ Eneda Tarifa, e zhveshur në shtrat me partnerin
Show Biz

Publikohen PAMJET/ Eneda Tarifa, e zhveshur në shtrat me partnerin

28 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com