InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha: S’ka zgjedhje pa largimin e Ramës dhe pa qeveri tranzitore

19 Prill, 2019
in Aktualitet, Politikë
A A
Basha: S’ka zgjedhje pa largimin e Ramës dhe pa qeveri tranzitore

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, se opozita është e vendosur në qëndrimin e saj për të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore, pa u plotësuar kushtet që janë largimi i Edi Ramës dhe qeveri tranzitore.

Basha u shpreh se nuk mund të ketë zgjedhje në këto kushte dhe çdo tentativë e qeverisë për të zhvilluar procese fasadë do të marrë përgjigjen e merituar nga opozita zyrtare.

Në fjalën e tij para mediave, Basha theksoi edhe një herë se me Edi Ramën kryeministër opozita nuk mund të zhvillojë asnjë proces dialogu dhe asnjë diskutim. Ndëkohë, Basha shtoi se shumë shpejt opozita do të paraqesë dhe projektin e saj për qeverinë tranzitore dhe për mënyrën sesi do të vijojë aksioni opozitar. “Largimi i Ramës është kusht i parë dhe i panegociueshëm për nisjen e dialogut politike me PS, dialog i cili duhet të çojë në një qeveri tranzitore me mandat për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në bashkëpunim jo vetëm me aleatët tanë politik, por me gjithë shoqërinë, gjatë ditëve dhe javëve në vijim ne do të shpalosim propozimet tona për mandatin e qeverisë tranzitore dhe propozimet tona do ti nënshtrohen një diskutimi publik, në mënyrë që mandati dhe detyrat e qeverisë tranzitore mos jenë thjesht kalkulim politik i opozitës së bashkuar, por të përfaqësojnë konsensusin më të gjerë shoqëror për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë”, tha Basha.

Më herët, gjatë ditës së sotme, Kryesia e PD paraqiti tre pika kryesore ku do të fokusohet qëndrimi i opozitës lidhur me situatën politike.

Vendimet e Kryesisë së PD:

1. Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.
2. Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale; të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
3. Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar për plotësimin e këtyre objektivave, përfshirë, mandatin dhe detyrat e Qeverisë Tranzitore dhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.


Të Lidhura

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu
Aktualitet

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu

15 Gusht, 2025
Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

13 Gusht, 2025
Tirana rrethohet nga zjarret
Aktualitet

Tirana rrethohet nga zjarret

12 Gusht, 2025
Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit të Metës
Aktualitet

Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit të Metës

11 Gusht, 2025
I vihet tritoli ndërtesës fantazmë në Vlorë, 32 kg lëndë plasëse
Aktualitet

I vihet tritoli ndërtesës fantazmë në Vlorë, 32 kg lëndë plasëse

11 Gusht, 2025
MOTI I DITËS, e diel 10 gusht 2025: Temperatura përvëluese deri në 42 gradë C
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 10 gusht 2025: Temperatura përvëluese deri në 42 gradë C

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 16 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 16 Gusht 2025

16 Gusht, 2025

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu
Aktualitet

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu

15 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 15 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 15 Gusht 2025

15 Gusht, 2025

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com