Të hënën e 15 prillit, katedralja Notre Dame në Paris u përfshi nga flakët, dhe edhe pse struktura e saj arriti të ruhej, një pjesë u shkatërruar plotësisht.
Kjo ngjarje ka tronditur mbarë botën, pasi Notre Dame është një simbol 850-vjeçar, që i ka mbijetuar kohës.
Por tanimë në rrjetet sociale kanë nisur të diskutohet nëse ishte parashikuar apo jo djegia e katedrales.
Në njërën prej skenave të filmit ‘Before the Sunset’, teksa një çift bisedojnë me pamje nga katedralja, në bisedë e sipër thuhet “ Por t’i duhet të mendosh që Notre Dame do të ik një ditë’, shkruan neës.18, transmeton Gazeta Express.
Kjo bisedë zhvillohet mes Jesse dhe Celine, të cilët janë bashkuar pas 9 vjetësh./Dritare.net