InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

NGA, ERL KODRA: MUTSIHANE

15 Prill, 2019
in Artikuj, Opinione
A A
NGA, ERL KODRA: MUTSIHANE

Nga, Erl Kodra/

Të shkruash një tekst për Qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama nuk është e lehtë. E kam fjalën për atë lloj teksti, që për arsye përmbajtësore dhe kuptimore, je i detyruar të përdorësh fjalë të tilla si:

debil, delikuent, çyryk, lahper, sigurims, hafije, kleptoman, birë kurve, përdhunues kronik, brekë me vrimë, maniak seksual, bythëlëpirës, tyryfyçkë, kadri, kazanë, çitjane, kollare (kuptimi i të futmes pas krahëve), cullak, drogë, kokainë, heroinë, hashash, magazinë droge, avion droge, air albania, aeroport, grabitje me armë, taulant balla, hafije e pagueme, mashtrues, kriminel, treg deputetësh, vangjush dako, 50 euro, niçe, ministër droge, banda e habilajve, saimir tahiri, skaf, audi AA003GB, muç, baton, vangjel, teveqel, alfred, kryepolic, prap alfred, vetting, fatmir xhafa, geron, fred peza, skenderbe, shembje shtëpiash, vrasje e dyfishtë, vrasje e tetëfishtë, vrasje mafioze, fajde, fajdexhi, abi bank, surrel, bunker, landfill, konçension, check up, unaza e re, erion veliaj, griselda, elvis roshi, kulla, grataçela, shembje teatri, derdhje qumshti, tra në rrugë, taksë shurre, shurra në derë, kërpudha helmuese, drita të kuqe, bojë e zezë, gaz, gaz helmues, LHL, sandër lleshaj, nostalgjik enverist, spartak braho, xhelat komunist, krime komunizmi, terrorist komunist, kapterr, ministër i brendshëm i diktaturës, gramoz ruçi, merhuma, ushtarë, parlamentarë, fasadë, liderr, haluçinant, kazan kadri, ppp prokurori, ppp konçension, integrim, hapje negiciatash, knut fleckenstein, viagra, romana vlahutin, don lu, johannes hahn, sorosian, reforma në drejtësi, vila në sauk, ambasadorët, ndërkombëtarët, mbështetje, qeveri e ligjshme, gent cakaj, ministër në detyrë, diplomatë, pasaportë diplomatike, konsull nderi, targa diplomatike, djalë i lexuar, shitje interesash, mbrojtje interesash, demarkim kufiri, shkembim terrirtori, falje deti, marrveshje deti, shitje deti, zgjedhje me shitje, shitje me zgjedhje, zgjedhje dhe shitje të ndershme, sundim i ligjit, sundim i bandave, organe bandash, krerë bandash, krerë institucionesh, peshk i madh, peshk i vogël, peshkaqen, emiliano shullazi (zapata), rektor universiteti, media të pashitura, gazetarë investigativ, artan hoxha, hjeks, rexhep rraja, xhisiela, media, ekrane, debate, shperthime, shpifje, sharje, shpifje me sharje në tentativë, gaz masiv, sulm masiv, sulm me armë në Rinas, firma kofshore, kofshë të fshehura mirë, llogari ofshore (kofshore), bashkia që duam, propagandë e ndyrë, gebels, dhunë informative, skenarë kriminal, dhunë kushtetuese, gjykatë kushtetuese, gjykatë e lartë, opozitë fasadë, opozitë e re, shpresë e re, shembje sistemi, zgjedhje parlamentare, kushtetutë e re, shqipëria si europa… etj, etj, etj.

Fjalori i Gjuhës Shqipe ka patur një inflacion të paparë hyrjesh, me gjasë fjalë të vjetra e të reja. Por më interesantja në gjithë këtë histori është ndryshimi kuptimor i shumë fjalëve, duke i zhveshur ato nga kuptimi i parë; duke u dhënë ngarkesa të tjera, krejtësisht të ndryshme nga kuptimi i parë i tyre. Profesorët e Gjuhës Shqipe do të duhet të ndërmarrin studime të thelluara për të ndryshuar Fjalorin e Gjuhës Shqipe.

***
Lista e fjalëve të reja që kanë ndryshuar kuptim është e gjatë dhe gjerë. Konfuzioni shumë kuptimor i fjalëve të reja duhet eleminuar urgjentisht, sepse, kjo do të lehtësonte komunikimin njerëzor, institucional dhe mediatik. Është i papranueshëm fakti se kur dëgjojmë fjalën “taulant balla”, në mendje na vjen një qenie pa formë morale, veshtirë e përkufizueshme sipas parametrave normal, ndërkohë që folësi ka në mendje Taulant Ballën e vërtetë. Domethënë, konfuzioni që shkaktohet është kaq i madh, sa ti e ke të vështirë të kuptosh nëse është vetëm një taulant, dy taulanta, apo dhjetë taulanta me të njëjtin emër, që bëjnë edhe 100 punë të tjera. E di se ky lloj studimi paraqet shkallë të lartë vështirësie dhe rrezik për shëndetin dhe mirëqenien mendore të studiuesëve. Megjithatë, një përpjekje si kjo është domosdoshmëri absolute, nisur nga rrethanat e pazakonta ku ndodhet mirëkuptimi i saktë i fjalëve në komunikimin publik.

***
Fjala “edi rama” ngatërrohet lehtësisht me një njeri të gjatë dhe cullak, herë herë me çitjane, i hallakatur mendërisht, me një agresivitet verbal të lartë, përçmues dhe injorant njëkohësisht, shantazhues dhe zhvatës, mashtrues dhe cinik. Por për fat të keq, fjala “edi rama” ka edhe kuptimin e emrit të Kryeministrit të Shqipërisë. Ky fakt e rrënon pritshmërinë që njerëzit duhet të përceptojnë kur përmendet emri i Kryeministrit, prandaj kontradikta kuptimore duhet sqaruar njëherë e mirë, përndryshe, emërtimi me të njëjtin fjalë i shumësisë kuptimore të fjalëve dhe shprehjeve, paraqet një rrezik potencial keqkuptimi gjuhësor, që sjell konfuzion të lartë në shoqëri, zhdukë dallimin mes të mirës dhe të keqes, legalizon poshtërinë dhe moralin e ulët shoqëror, lartëson veset, ngre në piedestal perversitetet, glorifikon ndyrësinë, mashtrimin dhe hipokrizinë.

***
Kuptimi i parë dominues i fjalës “erion veliaj” që të vjen në mendje është hipokrizia dhe mashtrimi gebelsian, i dikujtë që shfaqet 24 orë në çdo ekran televiziv, i paskrupullt, cinik dhe pervers, gënjeshtar dhe mashtrues patologjik. Në të vertetë, këtë fjalë e mban si emër Kryetari i Bashkisë Tiranë, njëkohësisht edhe njeriu që kërkon mandatin e dytë si Kryebashkiak, njëkohësisht edhe pasuesi potencial i Kryeministrit në krye të Partisë Socialiste. Definimi kuptimor i fjalës “erion veliaj” do të ndihmonte jashtëzakonisht shumë Partinë Socialiste të Shqipërisë, që të parandalojë kapjen dhe shkatërrimin përfundimtar të një partie të rëndësishme shqiptare.

***
Titulli i këtij shkrimi përbëhet nga një fjalë që njeh një përdorim të rrallë, për të shenjuar rastin kur gjërat shkatërrohen dhe ngatërrohen keq, shëmtuar, ndyrësisht. Katandisja e situatave, gjendjes shoqërore dhe poshtërsitë politike janë në një nivel alarmant, fyese dhe denigruese për qeniet humane (shqiptare). Ftoj gjuhëtarët, profesorët dhe akademikët të përkufizojnë kuptimin e ri të fjalëve në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, përndryshe, na mbyti mutsihania.

PS: Jeni të lirë dhe të lutur që këtë tekst ta shpërndani sa më shumë.

Të Lidhura

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…
Politikë

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…

23 Gusht, 2025

Ylli Limani, sërish thirrje Florit Mumajesit: Kthehu në muzikë, të duam dhe na mungon!
Show Biz

Ylli Limani, sërish thirrje Florit Mumajesit: Kthehu në muzikë, të duam dhe na mungon!

23 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 23 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025

Këndi Letrar/ “Duart e Nënës” – skicë nga Adelina Pali
Kulturë

Këndi Letrar/ “Duart e Nënës” – skicë nga Adelina Pali

22 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com