InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fakte të reja se përse kryeministri nxori Ushtrinë në aeroportin e Rinasit

12 Prill, 2019
in Aktualitet, InfoPress
A A
Fakte të reja se përse kryeministri nxori Ushtrinë në aeroportin e Rinasit

Qeveria “Rama” vendosi dje në mënyrë të paprecedentë të urdhërojë daljen e ushtrisë për të kryer funksionin e ruajtjes së Aeroportit të Rinasit. Një vendim i tillë, ka jo pak shkelje ligjore dhe kushtetuese që bëjnë përgjegjës direkt Kryeministrin dhe ministren e Mbrojtjës. Por në këtë lëvizje të paplanifikuar të ushtrisë, ka dhe dyshime për interesa korruptiv që lidhen me objektin dhe pronat e Policisë Ushtarake në Sauk, e cila me vendimin e ri nga Sauku do të zhvendoset në Rinas.

Shkelja e parë, ka të bëjë me faktin se ky vendim është marrë pa një akt të Këshillit të Ministrave që të shpallte emergjencën për daljen e ushtrisë.

Shkelja e dytë dhe më rëndë është se forcat e armatosura lëvizin me një vendim/ligj të Parlamentit, i cili nuk është marrë.

Shkelja e tretë lidhet me faktin se për këtë dalje të ushtrisë nuk është njoftuar institucioni i Presidentit të Republikës, i cili është dhe Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Shkelja e katërt është se për një vendim të tillë nuk është marrë miratimi i institucionit më të lartë të sigurisë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Shkelja e pestë lidhet me ligjin për Forcat e Armatosura. Ministria e Mbrojtjes u ka ngarkuar forcave ushtarake një mision që ka të bëjë me detyrat e strukturave civile dhe policore, por jo Forcave të Armatosura.  Sipas ligjit të ushtrisë, roli i Forcave të Armatosura është mbrojtja e rendit kushtetues.

Por veç këtyre shkeljeve dhe shumë të tjerave që kanë të bëjnë me ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme, ligjin për Forcat e Armatosura dhe Kushtetutën, vendimi i qeverisë për ushtrinë ka brenda edhe hijet e një korrupsioni.

Ditën e sotme zyrtarë të qeverisë hodhën idenë e vendosjes së Policisë Ushtarake në aeroportin e Rinasit, pasi aty ndodhet dhe Komanda e Forcës Ajrore. Në këtë mënyrë godinat e Policisë Ushtarake në zonën e Saukut lirohen nga funksionet shtetërore dhe duhet të kalojnë për privatizim. Burime nga qeveria thonë se një biznesmen afër qeverisë janë interesuar kohë më parë që kjo zonë shtetërore të kalonte për përdorim privat me qëllim investime në ndërtim.

Me lëvizjen e djeshme, Qeveria jo ka shmangur edhe procedurën për zhvendosjen e një reparti ushtarakë. Sipas ligjit, mbyllja e bazave apo hapja e tjerave është një procedurë që kalon në filtra të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Presidentit të Republikës. Duke e bërë fakt të kryer për “interesa të sigurisë” lirimin e repartit dhe tokës për ndërtime, qeveria  duket se ka bërë dhe qokën e radhës ndaj klientëve të saj.

SHKELJET KUSHTETUESE ME USHTRINË NË RINAS

– Nuk është dërguar me VKM pasi duhej shpallur emergjenca

– Nuk është dërguar me ligj Parlamenti

– Nuk është njoftuar Presidenti

-Nuk është marr miratimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare

-I është ngarkuar ushtrisë në kundërshtim me ligjin mision i sigurisë publike dhe sigurisë publike, funksione që i takojnë Policisë së Shtetit dhe jo Forcave të Armatosura

-Është marrë vendim për zhvendosjen e gjithë Policisë Ushtarake nga zona e Saukut në Rinas, duke krijuar dyshime se godina e repartit do të përdoret për interesa biznesi të një oligarki pranë qeverisë.

-Mbyllja e një bazë ushtarake bëhet vetëm me dekret presidencial në bazë të planit të përhapjes së Forcave të Armatosura dhe strategjive kombëtare të sigurisë

Të Lidhura

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026
Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin
Aktualitet

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

28 Mars, 2026
Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara
Aktualitet

Goditet skema e mashtrimit në Gjirokastës/ 35 biznese viktima të 26-vjeçarit që hiqej si zyrtar

28 Mars, 2026
Një zë i fortë në kohë sfidash/ Enkelejda Veliu hyn në garë për të udhëhequr Partinë Demokratike në Fier
Aktualitet

Një zë i fortë në kohë sfidash/ Enkelejda Veliu hyn në garë për të udhëhequr Partinë Demokratike në Fier

28 Mars, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë/ Të plagosurit dërgohen te Spitali i Traumës
Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë/ Të plagosurit dërgohen te Spitali i Traumës

28 Mars, 2026
Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara
Aktualitet

Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara

27 Mars, 2026

TË FUNDIT

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin
Bota

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

29 Mars, 2026

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin
Aktualitet

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

28 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com