InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ka shumë pikëpyetje për grabitjen në avion, pse bankat i transferojnë paratë jashtë!???

10 Prill, 2019
in Aktualitet, Lajme
A A
Ka shumë pikëpyetje për grabitjen në avion, pse bankat i transferojnë paratë jashtë!???

Grabitja e një makine në dalje të një banke në kryeqytet, në shkurt të vitit 2015, ishte e para e një serie vjedhjesh të mjeteve të transportit të parave, me destinacion aeroportin e Rinasit. Po atë vit, në dhjetor 2015, objektivi i sulmit ishte një automjet në rrugën që të çon për në Rinas. Në qershor 2016, grabitësit u “zhvendosën” në Aeroportin e Rinasit, ku sulmuan brenda tij makinën e transportit të parave. Në shkurt 2017-n, ndodhi një tjetër grabitje në Qafë Kashar, ku sërish ishin objektiv mjetet që transportonin paratë në aeroport.  Për të mbërritur në ngjarjen e pestë, ditën e djeshme, ku krimi arriti kulmin dhe paratë u grabitën nga barku i avionit, që ishte gati për t’u nisur drejt Vjenës.

Ekspertët e sigurisë bankare thanë për Monitor se krimi në Rinas i ka ezaruruar të gjitha fazat gjeografike, ka filluar në qytet, ka vazhduar në Qafën e Kasharit, në ambientet e aeroportit dhe së fundmi edhe brenda avionit. Gjëja e vetme që ka mbetur të shpresohet është që ndonjë ditë të mos merret avioni peng me pasagjerë brenda!

Ekspertët shpjegojnë disa nga arsyet se pse grabitësit arrijnë me kaq lehtësi të vjedhin valutën që bankat transportojnë jashtë vendit me qëllim investimin e parave të lira në bankat e huaja.

Ekspertët e sigurisë pohojnë se në vendet e tjera, përgjithësisht paratë ngarkohen në avionë në xhepa të veçantë të aeroportit dhe jo siç ndodh në Shqipëri, ku pasi hidhen valixhet, në një cep vendosen dhe paratë që transportohen nga bankat.  Kjo metodë vë në rrezik edhe sigurinë e pasagjerëve të avionit.  Ata sugjerojnë që bankat të përdorin chartera të veçantë për të lëvizur vlerat.

Brumbulli: Ka shumë pikëpyetje në këtë mes!

Spiro Brumbulli, kryetar i Shoqatës së Bankave thotë se kjo ngjarje ishte jashtë juridiksionit të bankave.

“Nga informacioni rezulton që është vjedhur te barku i avionit, kjo është shumë e rëndë nuk ka të bëjë me bankat”, pohon ai, duke shtuar se kjo është një ngjarje e rëndë dhe e përsëritur. “Si ka mundësi të hyjnë mjete në një zonë kaq të kufizuar, duke pasur brenda njerëz të armatosur dhe të panjohur”, pohon ai.

Brumbulli thotë se pas ngjarjeve të ndodhura më parë janë shtuar masat e sigurisë në transportin e vlerave monetare, por në rastin konkret, shqetësimi kufizohet në zonën e sigurisë së Rinasit.

“Avioni ishte i mbushur me njerëz dhe një makinë pa targa futet shumë kollaj, ka shumë pikëpyetje në këtë mes”, shton ai.

Pse bankat transportojnë paratë jashtë

Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit (euro, dollarë, paund etj), i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit. Ky transferim kryhet fizikisht dhe kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike.

Krahas dërgimit të tepricës së eurove apo dollarëve, (kur nuk kanë mundësi kreditimi apo angazhimi në investime të tjera në Shqipër për atë monedhë), bankat grumbullojnë edhe cash të një monedhe në treg. Zakonisht në Shqipëri grumbullojnë cash Paund ose Franga Zvicerane. Këto monedha i tregtojnë në Bankat Rajonale, zakonisht në Vjenë, por edhe Credit SwissZyrich duke i konvertuar në Eur ose dollar, të cilat ose i sjellin mbrapsht fizikisht në Shqipëri ose i kreditojnë në llogaritë me Bankat korrespondente në Austri apo Zvicer, në vartësi të Bankës që bën marrëveshjen. Ky është një trasanksion i thjeshtë këmbimi cash.

Transporti bëhet me Cargo Ajrore që është shërbim që e ofrojnë kompanitë Ajrore e quhet “High Value Cargo Service”. Ky është një shërbim i shtrenjtë, si rrjedhojë transaksioni i këmbimit bëhet me vlera të mëdha që të jetë i leverdisshëm dhe për këtë arsye disa banka bëhen bashkë për të rritur vlerën./Monitor

Të Lidhura

“Vllazën, demokracia në rrezik”
Aktualitet

“Vllazën, demokracia në rrezik”

25 Janar, 2026
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja rrugët që do të bllokohen

24 Janar, 2026
Moti sot, kthehen vranësirat dhe reshjet e shiut
Aktualitet

Moti sot, kthehen vranësirat dhe reshjet e shiut

24 Janar, 2026
Denada Isa ndez pasionin për Gjuhën Shqipe: Nxënësit e “Asdrenit” shkëlqejnë në konkursin e ZVAP-së! 
Aktualitet

Denada Isa ndez pasionin për Gjuhën Shqipe: Nxënësit e “Asdrenit” shkëlqejnë në konkursin e ZVAP-së! 

23 Janar, 2026
Vjosa Osmani nga Davosi: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes, tregues i vlerësimit nga SHBA
Aktualitet

Vjosa Osmani nga Davosi: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes, tregues i vlerësimit nga SHBA

23 Janar, 2026
Vranësira, mjegull dhe diell, si parashikohet moti për këtë të enjte
Aktualitet

Vranësira, mjegull dhe diell, si parashikohet moti për këtë të enjte

22 Janar, 2026

TË FUNDIT

“Vllazën, demokracia në rrezik”
Aktualitet

“Vllazën, demokracia në rrezik”

25 Janar, 2026

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

24 Janar, 2026

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja rrugët që do të bllokohen

24 Janar, 2026

Moti sot, kthehen vranësirat dhe reshjet e shiut
Aktualitet

Moti sot, kthehen vranësirat dhe reshjet e shiut

24 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com