Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri të Mitrovicës.
Kryetarët e komunave kishin dhënë dorëheqje pasi në Qeveri të Kosovës ishte marrë vendimi për taksën prej 100 për qind për produktet serbe e boshnjake.
Përmes një komunikate për mediat, zyra e presidentit ka bërë njoftimin se zgjedhjet do të mbahen më 19 maj të 2019.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, duke marrë parasysh shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe pas një procesi të konsultimeve përkatëse me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot ka nxjerr vendimin për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan”,- shkruhet në njoftim











