Me gurë dhe shkopinj në duar, banorët në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë, kanë dalë në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre në kuadër të zgjerimit të Bulevardit të Ri.
Qytetarët nuk kanë lejuar fadromat që të nisin punën, pasi sipas tyre nuk kanë marrë ende kompensimin.
Ato kanë hedhur tjegulla në drejtim të uniformave blu.
Për shkak të kundërshtimit të banorëve, në mbështetje të të cilëve ishin edhe ish- deputeti i Partisë demokratike, Klevis Balliu dhe ish- deputetja Jorida Tabaku, është pezulluar shembja e shtëpive dhe fadromat janë larguar.Video Player00:0001:19
Largimi i fadromës dhe i uniformave blu ka qetësuar situatën në zonën e bregut të Lumit.
Gjithashtu, banorët shprehen se nuk ishin njoftuar më herët se prishja e banesave do të ndodhte ditën e sotme.
Foto galeri
















3











