InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Detaje të reja nga vrasja e dy vëllezërve, ekzekutimi për larje hesapesh. Ç’ndodhi pak para momentit tragjik, viktima kishte…

1 Prill, 2019
in Aktualitet, Lajme
A A
Detaje të reja nga vrasja e dy vëllezërve, ekzekutimi për larje hesapesh. Ç’ndodhi pak para momentit tragjik, viktima kishte…

Detaje të reja janë zbuluar pas vrasjes së dyfishtë në Shkodër të vëllezërve Bilali. Njëri prej viktimave, Astrit Bilali, në momentin kur është qëlluar me armë nga autorët, ka nxjerrë një pistoletë që e mbante me vete.

Pasi është plagosur, fillimisht Astrit Bilali ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa herë, por e ka pasur të pamundur që të shënjestrojë autorët, kjo sepse ishte plagosur dhe ka shtënë në mënyrë instiktive.

Nga ana tjetër, Policia Vendore e Shkodrës ka shoqëruar të paktën 30 persona për ngjarjen e një dite më parë. Janë marrë në pyetje, por asnjë prej dëshmive nuk është e vlefshme për të çuar te zbulimi i autorëve. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, që ishte në Shkodër ka kërkuar me ngulm që Policia të zbulojë këtë vrasje të dyfishtë në takimin për 4 orë me radhë, si dhe lidhjen me ngjarjet e kaluara kriminale të ndodhura në Shkodër.

VRASJA

Dëshmi nga vendi i ngjarjes tregojnë se Astrit Bilali ka qenë në një lokal të lagjes, nga ku është ngritur i qetë dhe pa shfaqur shenja nervozizmi, për të takuar te dera e shtëpisë së tij të vëllain, Brahimin. Sapo Astrit Bilali ka mbërritur dhe ka takuar vëllain, dy persona i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur në vend. Dyshohet se në kohën që Brahim Bilali po priste vëllain e tij te dera e shtëpisë, një mjet tip “Mercedes Benz” është ndalur aty në afërsi, duke pritur që dy vëllezërit të bëhen bashkë.

Sapo vëllezërit Bilali janë takuar me njëri-tjetrin, kanë vërshuar plumbat e automatikut, ndërsa dyshohet se është qëlluar edhe nga një armë tjetër. Policia dyshon se janë dy autorë që kanë qëlluar në drejtim të vëllezërve Bilali, të cilët kanë qenë të maskuar në mënyrë që askush të mos i identifikojë. Menjëherë pas vrasjes, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur, duke humbur kështu gjurmët.

MAKINA

Pak minuta pas vrasjes së dyfishtë dhe jo shumë larg nga vendi i ngjarjes, Policia konstatoi një makinë tip “Benz”, e cila ishte duke u djegur.

Pas lajmërimit të repartit të zjarrfikësve, që bëri të mundur shuarjen e flakëve, hetuesit filluan këqyrjen e mjetit. Referuar burimeve, thuhet se mjeti tip “Benz” me targë AA 369 RV nuk është djegur plotësisht, duke rritur shpresat se nga këqyrja dhe aktet e ekspertimit do të gjenden të dhëna me rëndësi, të cilat do të bëjnë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Autoritetet kanë dyshime se targat e kësaj makine janë false dhe ajo mund të jetë e grabitur me qëllim kryerjen e krimit, por kjo mbetet të verifikohet nga hetimet.

ASTMER BILALI MERR NGUSHËLLIME NË “FACEBOOK”

Djali i Astrit Bilalit, Astmer Bilali, i cili ndodhet në burg sepse është arrestuar në kuadër të operacionit “Oaz” me grupin Bajri, ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas vrasjes së babait dhe xhaxhait të tij.

Amer-Bilali-770x433

Astmer Bilali ka postuar disa lajme të ndryshme të portaleve, duke shkruar ‘lamtumirë kampionë’ për babain dhe xhaxhain e tij, të cilët kanë qenë sportistë në garat e hipizmit me kuaj. Astmer Bilali ka postuar mbrëmjen e 30 marsit në dy momente të ndryshme, ndërsa disa komentuesve u ka kthyer përgjigje duke i falënderuar për ngushëllimet ndaj dy familjarëve të tij.

Policia është e angazhuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë. Policia Vendore e Shkodrës dyshohet se ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonat afër vendit të vrasjes, por sipas burimeve, kamerat e sigurisë nuk kanë funksionuar, duke bërë që të jetë e regjistruar lëvizja e autorëve me mjetin tip “Benz”.

REAGON ARQIPESHKVI ANGELO MASSAFRA

Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Angelo Massafra, ka komentuar ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër, vrasjen e Ferdinand Polisë dhe të dy vëllezërve Bilali. Arqipeshkvi, gjatë meshës së shenjtë për 200-vjetorin e lindjes së arbëreshit Andon Santori, solli historinë e një babai me dy djemtë e tij.

Njëri nga djemtë e braktis babain për shkak se ky i fundit nuk i jep pasuri. Pas braktisjes, djali merret me fenomene negative. Arqipeshkvi Massafra u shpreh se janë pikërisht këto fenomene negative, që çojnë me pas të rinjtë te droga apo veprime të tjera. Monsinjor Massafra bëri thirrje që askush të mos i bëjë keq tjetrit, si dhe të pranojmë gabimet tona. Ka nga ata, tha arqipeshkvi, që pranojnë t’i fusin plumbin kokës vetëm nga krenaria e tyre për të mos pranuar gabimin që kanë bërë./panorama

Të Lidhura

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026
Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026
Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026
Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026
Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026

TË FUNDIT

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com