Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë.
Sipas informacioneve të para mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 23:45 në oborrin e një banese. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nuk ka ende një informacion zyrtar nga policia, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.











