InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

“Pakti për Universitetin”, vula e dështimit të reformës në arsimin e lartë

27 Mars, 2019
in Artikuj, Opinione
A A
“Pakti për Universitetin”, vula e dështimit të reformës në arsimin e lartë

Mirela Karabina*

Protesta e studentëve dëshmoi qartazi se reforma në arsimin e lartë ka dështuar. Dhe, në një shtet që funksionon normalisht, qeveria duhej të ishtë tërhequr, pasi reforma ishte e saj dhe ligji i arsimit të lartë ishte i saj. Por, jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por qeveria nxitoi të gjente “shpëtim”. Kështu, me një revansh absurd ndërmori një nismë, një “pakt” pa palë, një “pakt” të saj, pra, shkroi një “defter  bakalli” që vulosi dështimin e reformës në arsimin e lartë.

Studentët nuk gjetën zgjidhje, por një “defter qeveritar” me disa pika, dhe një ministre që dilte “derë më derë” duke u treguar ‘tutorin” e ri studentëve: një tjetër ministri do t’i kishte në patronazh ata, jo për arsimin, por për t’u “zgjidhur” hallin e punësimit.

Madhështia e protestës studentore “zgërlaqi” këtë shfaqje mjerane por, fatkeqësisht, me personazhe reale.

Çfarë ishte pakti?

Asgjë më tepër se 11 VKM të miratuara dhe hyrë në fuqi në shkelje me parashikimet e bëra nga Ligji i Arsimit të Lartë dhe Kushtetuta.

Pra, një vazhdimësi e minimit të autonomisë universitare.

Në vend që Qeveria dhe Ministria e Arsimit të përmbushin detyrimin institucional, transparencë të veprimtarisë së tyre në lidhje me arsimin e lartë duke i dhënë përgjigje pyetjeve:

Cilat ishin rezultatet e Reformës në Arsimin e Lartë?

Pse ligji vazhdon të ketë mungesë të akteve nënligjore duke zhytur në paligjshmëri universitetet?

Pse ligji nuk zbatohet, por dalin VKM-ra në kundërshtim me të?

Pse diplomat nuk janë të barasvlefshme me simotrat e tyre europiane?

Pse mungon arsimi cilësor dhe kërkimi shkencor në institucionet e shkencës?

Pse buxheti për arsimin nuk është rritur sipas parashikimit në programin qeveritar?

Pse ka kushtet mesjetare në Qytetin Studenti?

Ata zgjodhën një nismë dhe, jo për studentët, jo për universitetitn, por për pedagogët, me qëllimin e vetëm, ruajtjen e karrikes së pushtetit, e cila, tashmë, ishte thyer.

Kështu, përballë uraganit studentor, Kryeministri drejtoi gishtin te pedagogët e ‘korruptuar”, sipas tij, pra, ata ishin “e keqja”, ata duheshin ndëshkuar dhe i “ndërseu” studentët drejt tyre, kolektivisht, duke dëmtuar një raport tejet të rëndësishëm dhe delikat, raportin pedagog-student.

Pra, kryeminstri na i paskërkësh ditur shkelësit e ligjit dhe nuk i paskërkësh denoncuar?!

A është normale kjo heshtje?!

Kujt i intereson denigrimi publik i pedagogëve?

Fatkeqësisht, Qeverisë dhe Ministrisë së Arsmit si levë shpëtimi për ruajtjen e pushtetit.

Kështu, kontrolli antiplagjiaturë i dizertacioneve, vlerësimi i performancës në mësimdhënie të personelit akademik dhe kodi i sjelljes për kërkimin shkencor u konsideruan si detyrë e institucioneve jashtë universiteteve, sipas “paktit qeveritar”.

Por, këto përcaktime ishin në kundërshtim të hapur me parimin e autonomisë së institucioneve të arsimit të lartë, sepse ndërhynin në pushtetin e tyre për të marrë vendime në mënyrë të lirë e të pavarur.

Por, ky parim dhe të tjerë kanë mbetur veçse një utopi, pasi universitetet janë “kapur prej fyti” nga qeveria dhe ministria e arsimit.

Por, çfarë ka ndodhur me “Paktin” apo “Paketën 8+” tre muaj pas hyrjes në fuqi?

Jo-transparencë dhe mos-realizim është filozofia që karakterizon veprimtarinë e qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit në veprimtarinë e tyre.

Mungesa e portalit të transparencës (parashikuar në pakt) lë në terr informacione mbi harxhimin e parave të studentëve, aq shumë e dëshiruar nga studentët dhe publiku.

Gjithashtu, procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordeve të Administrimit ishte jo transparente, duke mos zbatuar kriteret e hartuara për këtë  proces.

Megjithëse i shkarkoi publikisht anëtarët e bordeve të universiteteve (përfaqësues të Ministrisë së Arsimit) si përgjegjës për keqmenaxhmin e parave të studentëve (lidhur me blerje automjetesh, luks zyrash) dhe i etiketoi me profil të ulët publik, Kryeministri dhe qeveria nuk i shkarkoi ata nga pozicione të tjera publike, ku menaxhojnë më shumë para të qytetarëve. Gjithashtu, administratorët e universiteteve, përgjegjësit kryesorë të menaxhimit të parave të studentëve vazhdojnë të jenë në detyrë.

Dhe, kjo nuk nuk është rastësore, nuk është e parëndësishme, por është e qëllimshme, pasi janë ata, përfaqësues të qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit që menaxhojnë financat e universiteteve.

Ndryshimi i rregullave të lojës, vendosja e mesatares së ponderuar ka ndryshuar numrin e studentëve që përfitojnë ulje tarifash, duke tjetërsuar parashikimin në “pakt”.

Asnjë transparencë dhe asnjë zgjidhje në lidhje me kontratat për kartën e studentit (gjashtë vite në pritje për kontratat).

Pra, qeveria dhe ministria ndërmorën një nismë “Pakti për Universitetin” në kushte të vështira për ta, por me qëllimin e vetëm të ”shuarjes” së protestës studentore, dhe jo për t’i dhënë zgjidhje kërkesave të tyre thelbësore tejet të rëndësishme: arsimim cilësor, arsimim bashkëkohor dhe kushte normale jetese.

Por, përsëri, qeveria dhe Ministria e Arsimit nuk ia dolën, përsëri dështuan, edhe këtë herë.

Kështuqë, qartazi, “Pakti” nuk është gjë tjetër veçse “epitaf” në pllakën e reformës së dështuar.

Dështimi i tij ka zhgënjyer përsëri studentët, ka zgjuar revoltën e tyre, po rindez “flakën olimpike” për qëllimin final: përmbylljen e protestës historike studentore për ëndrrën europiane: E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Dhe, studentët e bashkuar realizojnë çdo ëndërr, ata shkruajnë historinë…

*Pedagoge, ish-ministre e Arsimit

Të Lidhura

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025
Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!
Opinione

Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!

1 Maj, 2025
Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)
Artikuj

Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)

30 Prill, 2025
Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë.
Opinione

Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë.

26 Prill, 2025
Edlira Devolli: Kur gjuha politike harron njerëzimin!
Opinione

Edlira Devolli: Kur gjuha politike harron njerëzimin!

23 Prill, 2025
Mashtrimet e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij ndaj Aftësisë së Kufizuar, nuk kanë fund edhe për 2025…!
Opinione

Mashtrimet e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij ndaj Aftësisë së Kufizuar, nuk kanë fund edhe për 2025…!

22 Prill, 2025

TË FUNDIT

Numërohen 253 kuti nga 1282 në Tiranë! Ja REZULTATI për të gjitha partitë!
Aktualitet

Numërohen 253 kuti nga 1282 në Tiranë! Ja REZULTATI për të gjitha partitë!

12 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë, 12 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë, 12 maj 2025

12 Maj, 2025

19-vjeçari shqiptar ndërroi jetë pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam të dimë të vërtetën
Të ndryshme

19-vjeçari shqiptar ndërroi jetë pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam të dimë të vërtetën

11 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel, 11 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel, 11 maj 2025

11 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com