Vetingu eshte mirpritur nga ç’do qytetar shqiptar me mendimin se do ishte etalon gjykimi i cili do pastronte sistemin dhe do ishte garanci per nje drejtesi e ligj perendimor. Mirepo dalengadale edhe ky organ KPK u thartua ose me mire ishte krijuar per tu thartuar.
Dhe ja sot ne fillimet e udhetimit te tij filtrues KPK eshte teresisht i kompromentuar dhe nuk permban as besim dhe as ka premisa te shendoshe sistemin. E per turpin e atyre qe e perbejne e atyre qe qendrojne ne prapaskene dhe e dirigjojne tani ky organ eshte kthyer ne shembelltyren e Zones se pare Operative dhe po nxjerr nga sistemi gjygjtare e prokurore dinjitoze nga veriu i vendit duke vepruar jo vetem me standart te dyfishte por dhe totalisht politik.
Rasti i gjygjtareve te Tropojes Gani Dizdari, Besim Trezhnjeve e Dritan Seci eshte deshmi e nje hakmarrje te verber dhe racizmi politik. Eshte turp te largosh nga detyra Kryegjygjtarin e Tropojes per hamendesi e te lesh ne sistem kryemilionere korrutiv si Xhezair Zoganjori apo Artur Malaj. Natyrisht qe tashme dhe kjo pseudo reforme nuk ka maske.
Po ashtu dihet se do kete pasoja. Por ajo qe eshte e sigurte qendron ne faktin e dukshem se reforma ka deshtuar dhe eshte katerciperisht e kompromentuar. Si e tille ajo jo vetem nuk do te pranohet e besohet e implementohet gjate por do te shkermohet.
Ata qe mendojne se me doren e hakmarrjes e racizmit antiverior mund te perziejne çorben e ketij kazani me emrin “reforme” gabojne e ndoshta shpejt do te jene viktima te saj. Se Zona e pare operative i hante nje e nga nje kelyshet e saj.