Që Edi Rama, tashmë përfaqëson individin më të urryer në Shqipëri, kjo nuk është më një aksiomë, por një realitet, i cili gjendet i shprehur në forma dhe mënyra të ndryshme.
Si një mëyrë të shprehuri, ka shpërthyer së fundi në rrjetet sociale iniciativa e të rinjve shqiptarë, të cilët përmes thirrjes “Rama ik”, e kanë shndërruar në një sfidë, që përfshin një numër të madh të përdoruesve të këtyre rrjeteve.
E shprehur në mënyra dhe në forma të ndryshme, kjo sfidë e të rinjve është në gjetje që imponon sensibilizimin masiv të qytetarëve, duke u përfshirë në këtë lojë me postimin “Rama ik”, që është njëkohësisht dhe refreni i zhvillimeve të fundit politike, duke synuar largimin e kryeministrit të vendit, si zgjidhjen adekuate për situatën e krijuar.