Punonjësit e bashkisë së Pukës janë vënë në alarm këtë të premte, kur teksa pastronin zonën kanë gjetur një predhë.
Predha u gjet në sipërfaqe dhe e ndryshkur. Punonjësit e bashkisë kanë lajmëruar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka thërritur forcat xheniere.
Vendi ku është gjetur predha ndodhet fare pranë një blloku pallatesh, duke e rritur kësisoj rrezikshmërinë.











