Mijëra shqiptarë i janë bashkuar sot opozitës në thirrjen e saj për të protestuar tek kryeministria.
Reagime të shumta kanë ardhur nga selitë diplomatike.E veçantë është deklarata e Ambasadës së Francës në Tiranë.Me një reagim të saj, ambasada bën thirrje të mos ketë dhunë.I çuditshëm ky reagim, kur në Francë ka më shumë se 3 muaj që protestohet, shkatërrohet dhe i vihet flaka gjithë vendit.
Reagimi i Ambasadës së Francës në Tiranë:
Ambasada e Francës në Tiranë i bën thirrje protestuesve për qetësi dhe të evitojnë provokimet dhe aktet vandale.
Sikundër e kemi shprehur bashkërisht me BE-në dhe vendet e tjera anëtare, e drejta e qytetarëve për të shprehur lirishit dhe në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre, është një vlerë kyçe për një demokraci europiane moderne.
Dëmtimi i pasurisë publike dhe ushtrimi i dhunës janë të papranueshëm.
I bëjmë thirrje protestuesve të ndalin menjëherë dhunën dhe të privilegjojnë dialogun.
© SYRI.net