InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Dashuria është një feniks, digjet dhe rilind prej hirit të vetë…

3 Shkurt, 2019
in Artikuj, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Dashuria është një feniks, digjet dhe rilind prej hirit të vetë…

Dashuria është përtej fjalëve të puhizta si rigat e shiut, gjetheve që ladrojnë me erën, petaleve që prej frymës dridhen, syve që përplasen në një shpërthim të beftë drite, buzëve që eshken si në një përpushje zjarri, trupave që kridhen në një kopulim të magjishëm epshesh… dashuria është një gjendje që gëlon në ne, është çfarë ne duam… asgjë më shumë.

Ajo është përtej çdo larushie ngjyrash dhe mahnitjeje virtuoziteti të atyre përfytyrimeve që enden me fije vezullimesh e hukam ngrohtësie. Ajo është… ai çast i gjithfarshëm dhe i çdoditshëm i dëshirimit për të mëkuar në çdo pëshpërimë zërin prej jehone të atij piklimi që na kredh në jetësim të ëndrrës që na zbret me krahë ajri aty ku gjithnjë një befasi fati, bujarisht na mëkon çfarë na bën të jemi mirënjohës.

Dashuria është gjithçka dhe në çdo gjë, sepse ajo është çfarë ne duam, çfarë ne ngulmueshëm kërkojmë mes një pafundësie gjërash që na thërrasim njëzëri në grishjen e blatimit sublim.
Dashuria e vërtetë është më shumë se fizike dhe romantike, ajo guxon të jetë frymëmarrje që gjëmon në një kraharor të topitur nga pesha e të pamundurës për të qenë një mrekulli.

Dashuria e njëmendtë është pranimi i gjithçkasë që na rrethon, sepse në gjithçka ne e gjejmë ngase ne e kërkojmë.

Personat me të lumtur nuk janë me doemos ata të cilët kanë më të mirën nga gjithçka, por ata që marrin më të mirën nga gjithçka që kanë, sepse ata dashurojnë.

Jeta nuk është një çështje vetëm se si t’i mbijetosh stuhisë, por se si të vallëzosh në bashin e një anije që kridhet nëpër dallgë, sepse ata që jetojnë dashuri toksore marrin prej saj atë çfarë nuk kursejnë ta japin vullnetlirë të vetmes Perëndi që adhurojnë. Ata gëzojnë dhe hidhërohen, pikëllohen dhe i jepen trishtimit, lumturohen dhe dalldisen, mëndojnë dhe qajnë, gjithë bëjnë ashtu siç edhe dashurojnë.

Aniqysh, dashuria, megjithë krahët e fuqishëm, ka humnera që s’mund t’i kapërcejë. Kjo fjalë ngjethëse, gjithqysh mbetet vetëm e tillë, deri në momentin që pendët e një shpendi lirie dhe hukama e një zjarri t’i japin asaj të perëndishmen forcë të të qenit e pamposhtur.

Dashuria, prej krejt shpendëve i përngjet më së shumti feniksit, i cili digjet dhe rilind prej hirit të vet.

Ne jemi zjarri dhe hiri i atij procesi që duke na shpërblyer me dashuri të hyjshme, na shndërron në gjithçka që secili nga ne jemi.

Të Lidhura

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë
Të ndryshme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

31 Mars, 2026
Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?
Të ndryshme

Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?

26 Mars, 2026
Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026

TË FUNDIT

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë
Të ndryshme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

31 Mars, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e martë 31 mars 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 31 mars 2026

31 Mars, 2026

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”
Show Biz

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”

30 Mars, 2026

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com