InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Dashuria dhe paraja/ Zbuloni çfarë thonë yjet për muajin shkurt për ju

1 Shkurt, 2019
in Horoskopi, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Fundvit ëndrrash/ Ja kush janë shenjat më me fat në ditët e fundit të 2018-s

DASHI:

Do jeni shumë të kërkuar gjatë këtij muaji dhe të gjithë do duan t’iu kenë pranë. Mundohuni vetëm të jeni pak më shumë mbrojtës ndaj vetes dhe të mos merreni me problemet e te tjerëve. Shëndeti nuk do jetë perfekt. Mund të ndiheni here pas here pa fuqi dhe mund te pësoni ndonjë aksident te vogël.

Dashuria

Nëse keni një lidhje mos harroni kurrë se keni një person për te cilin duhet te përkujdeseni dhe mos e lini asnjëherë shumë kohë vetëm. Distanca mund të jetë shkatërruese. Beqaret do bëjnë çdo gjë që ta afrojnë pas vetes personin qe pëlqejnë madje me gjeste dhe vështrime.

Puna

Financat nuk do jenë të përkryera kështu që shmangni marrjen e vendimeve të mëdha. Investimet lërini për më vonë. Për te parandaluar zënkat me koleget në punë më mirë mos jepni shumë detaje dhe tregohuni të fshehtë. Në përgjithësi gjërat do ecin qetësisht këtë muaj.

DEMI:
Ky muaj nuk do jetë gjatë gjithë kohës i qëndrueshëm, përkundrazi në shumë momente do ndiheni të papërqendruar dhe nuk do veproni me diplomaci. Gjendja shëndetësore do jete herë e mirë e herë më delikate kështu që mundohuni të jeni sa më të kujdesshëm. Mos neglizhoni asnjë lloj shqetësimi dhe mundohuni të largoni stresin.

Dashuria

Në dashuri, harmonia do mbizotërojë shumicën e kohës, megjithatë si për të gjithë as për ju nuk do mungojnë në ndonjë moment edhe debatet e vogla. Kujdes duhet të bëni me xhelozinë dhe tekat e tepërta. Beqaret ka shume gjasë që të fillojnë një romancë këtë muaj. Për çdo hap duhet te tregohen sa me te kujdesshëm.

Puna

Gjendja e financave do vazhdojë të mbetet po ashtu si ka qenë. Në punë ka shumë mundësi që mungesa e komunikimit dhe e diplomacisë t’iu sjellë disa vështirësi. Nuk do merreni vesh si duhet me ata që keni mbi krye.

BINJAKËT:
Ndonjëherë do i përkushtoheni aq shumë jetës profesionale saqë nuk do i kushtoni rëndësi personave që keni pranë këtë muaj. Ata mundet të mërziten dhe t’iu shohin me dyshim. Në planin shëndetësor parashikohet që çdo gjë të shkojë mirë. Do dini të pushoni herë pas here dhe do ndiheni të çlodhur.

Dashuria

Nëse keni një lidhje duhet të bëni më shumë përpjekje për ta përmirësuar situatën dhe për të forcuar marrëdhënien. Shmangni konfliktet për gjëra banale dhe shprehini ndjenjat pa dorashka. Beqarët nuk do dinë të tregohen përherë të komunikueshëm dhe mund t’iu ikin nga duart mundësi të mira.

Puna

Financat do jene shumë herë më të kënaqshme kështu që përfitoni për të bërë disa investime të nevojshme. Në punë ky do jetë muaji i aksionit. Do dini të ecni me plane dhe nuk do t’ju ndodhin aspak probleme. Do reflektoni me kujdes përherë.

GAFORRJA:
Qielli nuk do jetë shumë i kthjellët për ju gjatë këtij muaji. Nëse nuk doni të keni probleme në asnjë plan duhet të tregoheni të matur dhe t’i dëgjoni të tjerët. Për shëndet më të mirë duhet të mësoni të ushqeheni shëndetshëm dhe të mos bëni gjëra që do ju lodhin shumë. Dilni në ajër të pastër dhe merruni edhe me pak sport.

Dashuria

Në çift atmosfera do jetë e ngrohtë, megjithatë nuk do përjetoni dot emocionet që keni dashur. Partneri do mundohet më shumë se ju t’iu mbajë larg konflikteve. Beqarët do kujdesen më shumë për pamjen, në mënyrë që të bien më shumë në sy. Ftesa do marrin, por nuk do binden plotësisht.

Puna

Gjendja financiare do stabilizohet më shumë nga sa mendonit. Nuk do keni probleme për të kryer shpenzimet e nevojshme. Në punë do jeni shumë më të vendosur. Pasi të kalojnë 10 ditët e para për ju çdo gjë ka për të qenë shumë më e thjeshtë. Ka mundësi që të ftoni edhe disa miq t’iu bëhen kolegë dhe do ndiheni më të sigurt.

LUANI:
Ka mundësi që gjatë këtij muaji ta humbisni mbështetjen e të afërmve dhe çdo gjë ka për të qenë shumë më e vështirë nga më parë. Shëndeti nuk ka për të qenë i keq edhe pse nuk do jeni shumë dinamikë.

Dashuria

Çiftet në përgjithësi nuk do kalojnë një periudhë të kënaqshme. Partneri nuk do e ketë idenë se çfarë do keni ju në mendje dhe nuk do dijë si t’iu kënaqë. Ekuilibri që ka ekzistuar në lidhjen tuaj do të prishet. Beqarët mund të kenë reflekse të mira dhe mund të afrohen me persona interesantë. Gjithsesi për të mos gabuar më mirë të mos nxitohen.

Puna

Në planin financiar do i keni të gjitha aftësitë për ta mbajtur situatën nën kontroll, por ndonjëherë do e lëshoni dorën dhe do shpenzoni për qejf. Për punën do jetë muaj disi më i mirë, sepse do keni goxha arritje. Do dini si t’i ktheni gjërat në favorin tuaj dhe mundet të përparoni me projektet e nisura.

VIRGJËRESHA:
Ky nuk do jetë muaji ideal sidomos për familjen dhe dashurinë. Nuk do bini shumë dakord me të afërmit tuaj dhe në disa momente mund të debatoni. As nuk do doni t’i dëgjoni ata sepse do ju duket sikur vetë dini gjithçka. Shëndeti nuk do jetë i keq megjithatë nuk duhet të tregoheni të pakujdesshëm asnjë moment.

Dashuria

Çiftet do kenë here pas here debate e konflikte të cilat nuk kanë për t’u zgjidhur shumë shpejt. Gjithsesi sido që të vijnë punët nuk duhet të merrni vendime për ndarje. As për beqaret nuk pritet ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Bëhuni të duruar dhe mos dëgjoni mendimet e të tjerëve.

Puna

Sektori i financave do ketë disa ndryshime pozitive, megjithatë kjo nuk do të thotë të shpenzoni shumë. Në punë duhet të reflektoni gjatë para se te hidhni çdo hap në mënyrë që edhe projektet t’iu ecin mirë. Po ju propozua puna në ekip, mos ngurroni të pranoni, sepse kolegët do ju frymëzojnë dhe do iu japin goxha mbështetje.

PESHORJA:
Nëse gjate këtij muaji nuk tregoheni te matur ne çdo fushe do e acaroni edhe me shume situatën. Nuk do jete as periudha e duhur për te hedhur hapa te mëdha. Ne familje do kenë një problem paksa delikat. Gjendja shëndetësore do jete e mire javën e pare, por nga pakujdesia juaj mund te fillojnë problemet. Kujdesuni edhe për ushqimin përveçse për shqetësimet kronike.

Dashuria

Ata qe janë ne çift duhet te përgatiten për një muaj delikat dhe te mbushur me debate. Partneri do tregohet i duruar dhe do ju hape rruge, por ju do jeni te pandreqshëm. Ta dini se po vazhduat kështu keni për te arritur shpejt ne ndarjen përfundimtare. Beqareve do iu jepen me shume mundësi se me pare për te realizuar takime, por ata do i shmangin me arsyen se nuk duan ta ndërlikojnë me shume jetën.

Puna

Ne planin financiar do jeni me fat dhe gjendja nuk do përkeqësohet pavarësisht mos kujdesit tuaj. Në pune as këtë muaj nuk ka për te ndryshuar situata. Nuk do keni durimin dhe dëshirën e mire për ta ndryshuar dhe nuk duhet as te prisni nga te tjerët.

AKREPI:
Tre javët e para te këtij muaji do jete shume me te mira. Do reflektoni gjere e gjate dhe do ndiheni gati për te ndrequr çdo gabim. Gjendja shëndetësore nuk do jete gjithmonë e mire. Stresi do ju krijoje here pas here probleme.

Dashuria

Ata qe janë ne një lidhje vetëm ditët e para do jene konfuze me pas do i shprehin ndjenjat dhe do dashurohen si kurrë me pare. Pas datës 20 mund te prisni edhe disa propozime interesante nga partneri. Beqaret nuk do jene me shume fat javët e para. Java e fundit do jete me e begata, por duhet t’i bëni sytë katër qe te mos ju shpëtojë asnjë mundësi.

Puna

Me financat do jeni me te matur prandaj edhe situata nuk do jete problematike aspak. Ne pune do jeni shume me te suksesshëm se me pare. Do merrni jo vetëm përgëzime dhe shpërblime, por edhe propozime për ngritje ne detyre.

SHIGJETARI:
Mos mendoni se jeni ju përgjegjës për gjithçka te keqe qe ndodh rreth e rrotull sepse do lëndoni veten. Me shëndetin do keni shqetësime nëse nuk kujdeseni sa duhet për veten dhe nëse bëni një jete monotone.

Dashuria

Nëse jeni ne një lidhje, atmosfera atje do jete tejet e ngrohte. Do qëndroni gjithmonë krah partnerit dhe do bashkëpunoni për çdo gjë. Beqaret do kenë veçse disa aventura kalimtare dhe asgjë me shume sesa aq, megjithatë nëse vërtet emocionohen dhe ndihen mire nuk ka asgjë te keqe te përfitojnë.

Puna

Për financat do jeni mjaft te shqetësuar. Do mundoheni, por problemet do jene me te renda nga sa kishit menduar. Ne pune duhet te jeni me te përqendruar dhe me objektive. Vetëm ne këtë mënyrë do arrini gjithçka qe keni dashur. Mundësitë dhe talentin e keni.

BRICJAPI:
Këtë muaj priten ndryshime rrënjësore ne jetën tuaj. Përgatituni te merrni propozime dhe surpriza qe do iu lënë me goje hapur. Gjendja shëndetësore fatmirësisht nuk do jete e keqe. Edhe ata qe vuajnë nga artriti, sponteliatroza apo reumatizma do jene me te qete.

Dashuria

Ata qe janë ne një lidhje do ndihen paksa konfuze ditët e para, por me pas çdo gjë do jete ndryshe. Besimi tek partneri do jete edhe me i madh gjate këtij muaji. Beqaret nga ana tjetër nuk do kenë sukses ne dashuri dhe pjesën me te madhe te kohës do e kalojnë vetëm. Miqtë do jene te zënë me pune.

Puna

Me financat do merreni me shume se me pare dhe do mundoheni qe ta ndryshoni shpejt situatën. Ne pune do filloni disa projekte te reja te cilat do ju bëjnë me te njohur ne rrethin profesional. Do ndiheni mire.

UJORI:
Ky do jetë pa diskutim një nga muajt me te mire te këtij viti. Do dini t’i mbani larg situatat e ndërlikuara dhe do jeni shume me optimiste për te ardhmen. Harmonia do mbizotërojë shumicën e kohës. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe përveç ndonjë momenti kur mund te ndiheni te lodhur dhe mund t’iu dhembe pak koka.

Dashuria

Nëse jeni ne çift do bini përherë dakord me atë qe keni ne krah dhe do mendoni për me te mirën e te dy palëve. Edhe miqtë do ju inkurajojnë e do ju përgëzojnë për atmosferën qe do krijoni. Beqaret do jene akoma me fat. Papritur e pakujtuar ata do realizojnë takimin e ëndrrave dhe do mendojnë te fillojnë shpejt një lidhje.

Puna

Gjendja financiare do vazhdoje te mbetet e mire sidomos nëse dini të tregoheni të matur me shpenzimet. Ne pune, 10 ditët e para reflektoni dhe bëni plane, me pas vendosni se nga do ja filloni me detyrat qe do iu jepen. Ne fakt do jeni te zgjuar dhe do arrini te arrini ku te doni.

PESHQIT:
Gjatë këtij muaji shumica e te afërmve nuk do arrije t’iu kuptoje dot. Do jeni te ftohte dhe do e mbani gjithçka për vete. Për shëndet me te mire duhet te tregoheni pak me te kujdesshëm nëse punoni para kompjuterit dhe bëni një jete sedentare.

Dashuria

Ju qe keni një lidhje mundet te mos përjetoni ndjesitë e shumëpritura. Partneri do ju akuzoje për ftohtësi dhe mungese vëmendjeje. Mendohuni dhe ndryshoni mënyrën e te sjellit nëse nuk doni qe ai t’iu largohet. Beqareve ka shume mundësi t’iu ndodhe një takim i bukur nga mesi i muajit. Ne fakt personi ne fjale do jete një shok fëmijërie, por qe prej vitesh nuk e kishin takuar me.

Puna

Sektori financiar nuk do ketë asnjë lloj rreziku për probleme. Ne pune duhet t’i analizoni gjerat me shume kujdes para se te veproni sepse kështu keni për ta pasur gjithçka shume me te lehte.

Të Lidhura

HOROSKOPI DITOR, e hënë 7 korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI DITOR, e hënë 7 korrik 2025

7 Korrik, 2025
HOROSKOPI I DITËS, e diel 6 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 6 Korrik 2025

6 Korrik, 2025
Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë
Lifestyle

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë

5 Korrik, 2025
HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 5 Korrik 2025

5 Korrik, 2025
HOROSKOPI I DITËS, e premte 4 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 4 Korrik 2025

4 Korrik, 2025
HOROSKOPI I DITËS, e enjte 3 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 3 Korrik 2025

3 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë
Aktualitet

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

7 Korrik, 2025

Temperaturat sot deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i MOTIT për këtë të hënë
Aktualitet

Temperaturat sot deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i MOTIT për këtë të hënë

7 Korrik, 2025

Shkoi për koncert, Noizy ndalohet në Zvicër!
Show Biz

Shkoi për koncert, Noizy ndalohet në Zvicër!

7 Korrik, 2025

Nga Ronaldo te Trump: 8 njerëzit më të FAMSHËM në botë për vitin 2025
Show Biz

Nga Ronaldo te Trump: 8 njerëzit më të FAMSHËM në botë për vitin 2025

7 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com