Muaji janar pritet të mbyllet me reshje shiu për t’i lënë vendin shkurtit të ftohtë. Sipas “Meteoalb” muaji i ‘dashurisë’ parashikohet të sjellë të ftohtin polar. Në mes të muajit tjetër temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme dhe i gjithë vendi do të pushtohet nga reshjet e dëborës. I ftohti polar do të rikthehet në vendin tonë dhe pjesa verilindore do të jetë më problematikja.










