InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Ja cilat do jenë vendet ideale për të vizituar këtë vit, sipas shenjës së horoskopit

15 Janar, 2019
in Artikuj, Horoskopi, Lifestyle
A A
Ja cilat do jenë vendet ideale për të vizituar këtë vit, sipas shenjës së horoskopit

Me nisjen e vitit të ri, nisin edhe programimet për muajt që do vijnë.

Për t’u organizuar në mënyrën më të mirë, është me leverdi të nisni edhe planifikimin e udhëtimeve apo pushimeve.

Por, çfarë na rezervojnë yjet për 2019-n? Cilat do jenë vendet ideale për të vizituar këtë vit, sipas shenjës së horoskopit?

DASHI – Me Jupiterin tek Shigjetari, 2019a prezantohet si viti ideal për të udhëtuar rreth e rrotull botës. Do keni nevojë për t’u shkëputur nga rutina dhe për t’u larguan nga puna dhe shtëpua. Udhëtimi do jetë metoda më e mirë për të rigjetur qetësinë shpirtërore.  Për këtë arsye, destinacionet e këshilluara janë India ose Tibeti. Do ishte eksperiencë qetësuese dhe iluminuese.

DEMI – Ju jeni njerëz me tendenca sedentare dhe kur udhëtoni ju pëlqen komoditeti i klasit të parë. Nuk ju pëlqen të niseni si për aventurë dhe preferoni udhëtimet e organizuara, me ritme të sigurta dhe një guidë në dispozicionin tuaj, në mënyrë që të mos humbisni kohë. Urani në shenjë, duke nisur nga pranvera, mund t’ju shtyjë të organizoni një udhëtim të minutave të fundit në një metropol modern.  New York mund të jetë një gjetje! Kurajo, mos u llastoni!

BINJAKËT – Të udhëtoni për ju është një mënyrë e shkëlqyer për t’u argëtuar, por me Jupiterin kundër për pothuajse të gjithë 2019n, mund të mbeteni të zhgënjyer, sidomos nëse vendosni të udhëtoni me partnerin/en. Para se të planifikoni udhëtime të kushtueshme, sigurohuni se mund t’ia lejoni vetes një shpenzim  të tillë. Të hyni në borxh për të udhëtuar, nuk është ide e mirë, edhe pse mund të donit të bënit ‘figurë të mirë’ tek dikush që ju intereson. Për të mos shpenzuar shumë dhe për t’u argëtuar në maksimum, ju sugjerojmë Madridin, Barcelonën ose Valencian, qytete që mund t’ju ofrojnë atë që kërkoni.

GAFORRJA – Me Saturnin dhe Plutonin kundër jush gjatë gjithë vitit, duhet të evitoni të udhëtoni me partnerin/en dhe përfitoni për të marrë pak kohë për veten, për të reflektuar apo për të harruar zhgënjimet e kohëve të fundit. Do ndjeni nevojën për të rimarrë veten. Periudha më ideale për të udhëtuar do jetë vera dhe Neptuni në aspektin optimal do ju këshillojë vende me det apo ndonjë kroçerë në Mesdhe. Evitoni të merrni me vete kompjuterin për të punuar!

LUANI – Jupiteri tek Shigjetari për pothuajse të gjithë vitin 2019 do ju garantojë një vit të pasur me emocione. Do arrini të shkurtoni kohën që i kushtoni pasioneve dhe hobive tuaja të preferuara. Jupiteri do ju shtyjë të organizoni ndonjë udhëtim për të vajtur në koncertin e këngëtarëve tuaj të preferuar, apo për të vizituar qytete arti si Parisi. Nëse impenjimet profesionale do ju ndalojnë të largoheni shumë, mjafton një qytet sa më afër vendbanimit tuaj dhe të miksoheni me turmën e turistëve.

VIRGJËRESHA – Urani tek Demi duke nisur nga Pranvera, mund ta bëni më të gëzueshëm këtë vit me ndonjë udhëtim të papritur. Do ju ndodhë shpesh të udhëtoni për motive pune dhe qëndrimi shumë kohë larg vendit tuaj mund të jetë destabilizuese. Ndërsa, gjatë udhëtimeve tuaja për kënaqësi, mund të lindë tek ju dëshira/projekti për të zgjeruar familjen. Destinacioni më i këshilluar do jetë Japonia: rregulli dhe pastertia e Tokios do ju bëjnë të ndiheni mirë.

PESHORJA – Me Saturnin jo miqësor për gjithë vitin, impenjimet familjare mund t’ju ndalojnë të bëni të gjitha udhëtimet që keni ndër mend për vitin 2019. Fatkeqësisht, mund t’ju dalin papritur emergjenca familjare, ose mund të keni bërë shumë shpenzime për shtëpinë. Jupiteri do favorizojë udhëtimet e shkurtra. Për ndonjë fundjavë rigjeneruese, zzgjidhni qytetet që ju pëlqejnë më shumë brenda vendit.

AKREPI – Në 2019 Jupiteri do sjellë fitime të majme, madje më shumë se ç’e prisnit dhe do i lejoni vetes të udhëtoni në vende luksoze si Beverly Hills, Kapri, apo në ndonjë resort me 5 yje. Saturni do ju sugjerojë të udhëtoni vetëm, në mënyrë që të evitoni përshtatjen me ritmet dhe zakonet e të tjerëve. Nëse nuk keni qenë ndonjëherë, edhe Australia mund t’ju dhurojë moment magjike dhe të paharrueshme.

SHIGJETARI – Për ju, udhëtimet janë kripa e jetës dhe që në moshë të hershme ëndërronit të udhëtonit nëpër botë për të zbuluar kultura dhe tradita të reja.

Jupiteri në shenjë për pothuajse të gjithë vitin 2019 do ju japë shtysën e duhur për të organizuar ndonjë aventurë të re në shoqërinë e miqve apo partnerit. Një safari në Kenia, në kontakt me natyrën, do ishte ideale për atë që pëlqen emocionet e forta. Ndërsa Amerika Latine do ju japë mundësinë të perfeksiononi gjuhët e huaja.

BRICJAPI – Me Saturnin dhe Plutonin në shenjë për gjatë gjithë vitit, do jeni të fokusuar tek karriera juaj dhe do ju mbetet shumë pak kohë në dispozicion për të programuar një udhëtim. Pa një planifikim të detajuar se ku, si dhe me kë të shkoni, do ju ikë fare dëshira për të udhëtuar. Yjet ju këshillojnë të evitoni udhëtimet në stinën e verës dhe të zgjidhni tani, në dimër, zonat alpine për të bërë ski. Edhe Siberia mund të jetë tërheqëse për temperamentin tuaj të ‘akullt’.

UJORI – Në një vit në kërkim të shoqërisë, sigurisht nuk mund të mungojë një aventurë e re rreth botës dhe në shoqëri të mirë. Nëse doni të bëni miqësi të reja, mund të përfitoni nga muajt e verës për pushime në Formentera apo Ibiza. Ndryshe, mund të vizitoni Dublinin ose Lisbonën.  Përveç udhëtimeve, për ju parashikohet ndërrimi i vendbanimit këtë vit.

PESHQIT – Me Neptunin në shenjë dhe Jupiterin jo aleat, me siguri në 2019n do bëni më shumë udhëtime mendore se fizike. Më shumë se udhëtimet e gjata, Urani nga pranvera do favorizojë lëvizjet e shkurtra drejt detit. Për pushimet verore (të cilat do ishte mirë t’i bënit në qershor) mund të zgjidhni ndonjë kryeqytet europian si Berlini, Londra apo Kopenhageni./Ora News.tv/

Të Lidhura

HOROSKOPI I DITËS, e martë 31 mars 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 31 mars 2026

31 Mars, 2026
HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!

30 Mars, 2026
Horoskopi për ditën e sotme, 28 Mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Mars 2026

28 Mars, 2026
Që sot gjithçka ndryshon për këto 3 shenja, nuk do e besoni çfarë i pret
Horoskopi

Që sot gjithçka ndryshon për këto 3 shenja, nuk do e besoni çfarë i pret

25 Mars, 2026
Horoskopi për ditën e martë, 24 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 24 mars 2026

24 Mars, 2026
Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026

22 Mars, 2026

TË FUNDIT

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare
Kulturë

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare

1 Prill, 2026

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama
Aktualitet

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama

1 Prill, 2026

Kosova ‘thyhet’ në finale, Turqia shkon në Botëror
Sport

Kosova ‘thyhet’ në finale, Turqia shkon në Botëror

1 Prill, 2026

Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi
Të ndryshme

Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi

31 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com