InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Albana Vokshi: Prania e paligjshme e policisë në universitete cënim i institucioneve të arsimit.

10 Janar, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Albana Vokshi: Prania e paligjshme e policisë në universitete cënim i institucioneve të arsimit.

PD ka dënuar aktin e paprecedentë të përdorimit politik të policisë nga kryeministri Edi Rama për kërcënimin, shantazhin dhe presionin ndaj studentëve.

Sipas një deklarate të deputetes Albana Vokshi, kryetare e Komisionit të Arsimit, “narkopolicia nuk duhet të guxojë të prekë studentët paqësorë dhe as të dhunojë mjediset universitare.

Ligji e ndalon rreptësisht hyrjen e policisë në fakultete. PD, paralajmëron kryeministrin dhe veglat e tij në polici se do të paguajnë për kërcënimet e tyre për arrestimin apo ndjekjen penale të studentëve.”

Deklarata e plotë e znj. Vokshi

Në një akt të denjë për diktaturat ushtarake, policia është futur me urdhrin politik të Edi Ramës në mjedise universitare me qëllim për të ndaluar protestën e studentëve. Fakultete të ndryshme në vend janë bërë skenat e një regjimi që, pasi nuk i sundoi dot studentët me propagandë dhe mashtrime, tani shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin për të nënshtruar studentët me presion policor brenda universiteteve.

Partia Demokratike dënon me ashpërsi këtë akt të paprecedentë në Shqipëri dhe paralajmëron të gjithë ata që urdhërojnë presionin policor ndaj studentëve se herët apo vonë do të përgjigjen para ligjit. Narkopolicia nuk duhet të guxojë të prekë studentët paqësorë dhe as të dhunojë mjediset universitare. Ligji për Arsimin e Lartë e ndalon rreptësisht hyrjen e policisë në fakultete, përveçse kur prania e tyre kërkohet nga drejtuesit në rastet e krimeve flagrante.

Ligji siguron “ndëshkimin për “cënimin e paprekshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë”. Deri tani, organet e drejtësisë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të ndëshkuar shkeljen e hapur të paprekshmërisë territoriale të universiteteve nga narkopolicia politike e Edi Ramës. Gjithashtu, Partia Demokratike dënon deklaratën kërcënuese të policisë, të shkruar nga Edi Rama, dhe paralajmëron kryeministrin dhe veglat e tij në polici se do të paguajnë për kërcënimet e tyre për arrestimin apo ndjekjen penale të studentëve. Ne nuk do të harrojmë askënd që shkel ligjin për llogaritë politike kriminale të Edi Ramës.

Prania e paligjshme e policisë në universitete shënon fundin e propagandës së Edi Ramës, i cili çdo ditë e më shumë po përdor shtetin policor kundër kujtdo që i rrezikon pushtetin. Duke përgëzuar të gjithë pedagogët që janë solidarizuar me protestën për një kauzë të drejtë të studentëve, vërejmë me keqardhje që në disa fakultete, drejtues të lartë dhe pedagogë janë vënë në shërbim të qeverisë, duke ushtruar presione nga më të ndryshmet mbi studentët: duke i kërcënuar me mungesa, me ngelje në provime apo djegie diplome.

Partia Demokratike i dënon me forcë këto presione dhe i fton pedagogët të mos i shërbejnë një pushteti kriminal kundër interesave të studentëve. Partia Demokratike mbështet plotësisht protestën e studentëve deri në përmbushjen e çdo pike të kërkesave të tyre. Partia Demokratike do të anullojë ligjin e arsimit të lartë e do ta bëjë arsimim prioritet kombëtar.’

Image

Të Lidhura

Më i votuari në Primare: Beteja nuk është me PD-në dhe demokratët, por me Edi Ramën
Aktualitet

Më i votuari në Primare: Beteja nuk është me PD-në dhe demokratët, por me Edi Ramën

14 Dhjetor, 2025
Klodiana Lala: Rezultati ishte 4-4, por një gjyqtar ndryshoi mendje në fund
Aktualitet

Klodiana Lala: Rezultati ishte 4-4, por një gjyqtar ndryshoi mendje në fund

13 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 12 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 12 dhjetor 2025

12 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 10 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 10 dhjetor 2025

10 Dhjetor, 2025
Klodiana Lala “plas” skandalin: U fut pajisja përgjuese e paligjshme nga italianët
Aktualitet

Klodiana Lala “plas” skandalin: U fut pajisja përgjuese e paligjshme nga italianët

9 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025

Më i votuari në Primare: Beteja nuk është me PD-në dhe demokratët, por me Edi Ramën
Aktualitet

Më i votuari në Primare: Beteja nuk është me PD-në dhe demokratët, por me Edi Ramën

14 Dhjetor, 2025

Festat e fundvitit në botë/ Zakone të çuditshme dhe magjike
Lifestyle

Festat e fundvitit në botë/ Zakone të çuditshme dhe magjike

14 Dhjetor, 2025

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Show Biz

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

13 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com