InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Përçudnimi i demokracisë!

25 Dhjetor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Përçudnimi i demokracisë!

Nga, Aida Topalli

(Shkrirja e te gjitha periudhave ne nje”- Primitivizem, zi, lufte e diktaturë)

Nese nje vit me pare iu ofroi nje pjate supe, kete vit iu shtoi njerezve ne nevoje, nje gjobe me shume. Iu hoqi çatitë. Kesaj i thone te te rrjepesh te gjalle!

Festa te mbara miq, edhe pse me realitetin e koherave te zise, diktatures e pushtimit.

Dhjetori erdhi ftohtë këtë vit!
Dikush e quan muajin më të madh të solidaritetit, dikush e quan muajin më të vështirë, ndërsa ka nga ata që e shohin si cdo muaj të vitit.
Atmosfera festive nisi që në ditët e fundit të nëntorit dhe do vijojë gjer në ditët e para të janarit.
Qytete të mbushura me drita, ulje nëpër qendra tregtare, njerëz që vrapojnë për të blerë dhuratat e fundvitit, party të mbushura me rini, darka festive, e herë-herë, tek-tuk, dikush, kujtohet për njerëzit në nëvojë.
I shpërndan një dhuratë, një pako me ushqime, një batanije… Sa për të thënë që “njëherë në vit, kthejmë kokën edhe nga ju”.
Diferenca e treguar në 11 muajt e tjerë të vitit, shpërblehet me një “simbol” për Krishtlindje.
“Një pjatë më shume” sot për njerëzit në nevojë. Cfarë iniciative?! Ata njerëz do hanë sot, do ngopen. Cfare fati!
Lali Eri do t’i përshëndesë, duke ju thënë se njëherë në vit do hani edhe ju kështu.
Bashkia mendon për njerëzit në nevojë, ju jep një drekë. Në darkë pastaj rithehen në “kolibet e tyre”, njëri shtron tavën me mish, tjetri han bukë e kripë. Ngrenë dolli me verë këta, e ata ngrenë dolli me ujë lumi.
Sec më vjen në mëndje “Poema e Mjerimit”, “ Luli i Vocerr”, ajo bota e krijuar në shkrimet e Migjenit, kur “të mëdhenjtë” dalin në shesh, mbledhin popullin, dhe ju hedhin misër. Ata hidhen për të “kapur” një kokërr, që “të mbushnin barkun”. Po a mbushet barku me një kokërr misër? Populli ishte i lumtur në atë moment, sepse ku ta gjenin misrin ata, barktharë e në zi, përuleshin para “të mëdhenjvë” për “zemërgjerësinë” e treguar.
Do hamë supë sot! Supë për një vit!
Do marrim aq shumë dhurata për krishtlindje, saqë për një vit do jemi të siguruar.
Po shtëpia? Po uji? Po dritat? Po ushqimi për 364 ditët e tjera të vitit? Po një punë? Po ilacet e gjyshit për zemrën? Po librat? Po ….
“Unë nuk kam një cati ku të fus kokën, nuk kam një jastëk ku të mbështetem, një dyshek ku të shtrihem, një batanije që të mbulohem, një oxhak që të ngrohem! Dhe unë nuk jam vetëm, kam mamanë, babanë, kam motrën dhe një vëlla të vogël. Atëherë mua më duhet një shtëpi, një oxhak dhe 6 jastëkë, dyshekë e batanije. Por babi im nuk punon, është invalid. Mamaja ka vëllain e vogël, na ka ne, është edhe me probleme shëndetësore dhe nuk punon dot. Nuk kemi me cfarë të hamë, flemë me barkun bosh. Ndihmë sociale marrim aq pak, saqë as për ilace nuk del.”- Jo një, as dy, as tre, por dhjetëra, qindra, mijëra herë e kam dëgjuar këtë pjesë.
Janë mijëra familje që kanë këtë pasqyrë në shtëpitë e tyre. Sot do dalin në diell, por nëse do ishte shi, as supë në shesh nuk do hanin dot.
Po c’bëri ajo pjatë më shumë?
Bamirësia nuk është vetëm një ditë apo një javë në vit!
Duhet të kujtohemi për ata njerëz sa herë ulemi përpara tryezës, sa herë shkojmë në market, sa herë shtrihemi për të fjetur gjumë dhe sa herë zgjohemi në mëngjes.
Dikush ju dërgon për të ngrënë, dikush një batanije, dikush një dritare, një derë… Dhe kështu shtëpia u bë… Optimizmi rritet, sëmundjet pakësohen.
Lumturia bëhet reciproke…
Në fund, ne kemi dicka më shume, kemi lumturinë e të ndarit të gjërave, ndërsa ata kanë shumë më shumë… Kanë një jetë më të mirë dhe njerëz që i përkrahin.
Solidarizohu… Mos u kujto vetëm sot… Kujtohu më shpesh.
Të falësh është virtyt…
Të ndash është lehtësim…
Të bësh njerëz të lumtur, është lumturi…

Të Lidhura

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit
Artikuj

Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit

26 Shkurt, 2026
Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit
Artikuj

Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit

25 Shkurt, 2026
Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”
Artikuj

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”

22 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

“Siç e do tradita e Big Brother VIP rikthehet dasma”/ Kush do të jetë çifti “bashkëshortor” në këtë edicion?
Show Biz

“Siç e do tradita e Big Brother VIP rikthehet dasma”/ Kush do të jetë çifti “bashkëshortor” në këtë edicion?

3 Mars, 2026

Marko Hoti shkëlqen në koncertin festiv “Gurra e Kurbinit” në Lezhë
Kulturë

Marko Hoti shkëlqen në koncertin festiv “Gurra e Kurbinit” në Lezhë

2 Mars, 2026

Lëvizja e Legalitetit thirrje Prefektes së Vlorës: Mos konfirmoni krijimin e ‘Vlora Invest Sh.p.k.’”
Aktualitet

Lëvizja e Legalitetit thirrje Prefektes së Vlorës: Mos konfirmoni krijimin e ‘Vlora Invest Sh.p.k.’”

2 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 2 Mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 2 Mars 2026

2 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com