Në një lidhje dashurie mes dy njerëzve nevojitet një marrëdhënie romantike që ajo të funksionojë. Ka shumë mënyra për të treguar dashuri, por nuk ka mënyrë më të mirë për të shprehur ndjenjat tuaja sesa me një puthje.
Fjalët thonë gënjeshtra. Çdokush mund të thotë: “Të dua”, pa e kuptuar me të vërtetë. Megjithatë, veprimet flasin me zë të lartë dhe të qartë. Një puthje është një gjest romantik dhe intim. Shpesh harrojmë se sa e rëndësishme është një puthje në departamentin e romancës.
Mënyra sesi puthni është krejtësisht një gjë individuale, e këtu do të kuptoni sesi të puthni partnerin/en duke patur parasysh shenjën zodiakale:
Dashi- Personat që i përkasin kësaj shenje preferojnë puthjet e zjarrta dhe pasionale. Preferojnë forcën që shprehet në këtë formë afeksioni, më shumë se qetësinë dhe paqen e puthjeve më pak intensive. Nëse do ta bësh për vete, atëherë tregohu i/e vrullshëm/e me shprehjen e ndjenjave. Me njerëzit e kësaj shenje duhet të evitoni puthjet e lehta dhe pasive.
Demi-
Ndryshe nga Dashi, personat e kësaj shenje janë paqësore dhe vlerësojnë më shumë shprehjet e qeta dhe përkëdhelëse të romanticitetit. Nëse ecën shumë shpejt, mund të zbulosh një lloj padurimi dhe nuk do ndiheshe rehat me këtë puthje. Nëse po përpiqesh të bësh për vete një Dem përmes një shprehie të tillë pasioni, qetësohu dhe zbavite.
Binjakët- kanë nevojë për shumë “lojë parapërgatitore”. Janë dëgjues të shkëlqyer, ndaj mund t’i bësh për vete me anë të fjalëve. Sapo të kesh rrëmbyer vëmendjen e Binjakëve, është momenti për ta puthur, por kujdes! Jo puthje shumë të zgjatura, sepse Binjakët lodhen shpejt.
Gaforrja- Personat që i përkasin kësaj shenje janë qënie shumë romantike, por kanë vështirësi për ta shprehur një gjë të tillë. Gaforret dashurojnë dhe kanë nevojë të tregojnë ndjenjat në çdo moment, por ndonjëherë ngatërrojnë ndjenjat dhe nuk dinë si t’i përkufizojnë ato. Gaforrja pëlqen puthjet e dashura, të lehta, pa nxitim dhe me përkëdheli. Puthja e preferuar është ajo në qafë. Nga ana tjetër, urrejnë puthjet e ftohta dhe të shpejta.
Luani- karakterizohen si shumë impulsivë, por edhe të paqëndrueshëm në humorin e tyre. Në të njëjtën mënyrë sillen edhe me ata që dashurojnë. Në çështjen e puthjeve, duan puthjet e papritura. Edhe pse nuk besohet lehtë, Luani është një shenjë shumë e turpshme në çështjet romantike. Ja përse nuk u pëlqen te shfaqin dashurinë në publik.
Virgjëresha- Janë persona që e lënë veten të transportohen nga energjia e momentit. Zakonisht i dorëzohen shpërthimit ose pasivitetit të partnerit/es të tyre.
Janë qenie që përshtaten lehtë, por nëse ua lë në dorë Virgjëreshave, do preferonin të prisnin momentin e duhur për të bërë hapin tjetër. Për këtë arsye, janë persona që preferojnë gjërat që ndodhin pa planifikim, por i mirëpresin edhe puthjet e zgjatura. Me një Virgjëreshë do ndihesh me fat, sepse përshtaten çdo lloj puthjeje.
Peshorja- Personat që kanë lindur nën shenjën e ekuilibruar të peshores, falë këtij ekulibri, janë të hapur ndaj çdo lloj puthjeje. Në të vërtetë, janë mësues të shkëqlyer, të cilët u mësojnë atyre që janë më pak ekspert. Pavarësisht tolerancës që kanë, nuk i duan puthjet me shumë forcë dhe intensitet.
Akrepi- vë të njëjtën sforco dhe intensitet në puthjet e tij. Mund të thuhet se Akrepët janë qeniet me pasionantë dhe është shenja zodiakale që le shenja tek partneri/ja.
Ata që kanë patur mundësinë të puthin një Akrep, e kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë. Nga ana tjetër, nuk u pëlqen ngadalësia dhe pasiviteti në këtë shprehi’ të ndjenjave.
Shigjetari- Në rastin e të lindurve nën shenjën e Shigjetarit, mund të themi se janë aventurierë në fushën e dashurisë.
Nëse ndjen nevojën për të provuar puthje sa andej këndej, nuk do ndihesh i limituar. Për këtë arsye, janë të njohur mbi këtë argument. Shigjetari nuk shqetësohet nëse është në publik kur do të shpehë ndjenjat për atë që dashuron. Por duhet të kini kujdes nga kafshimet, sepse ndonjëherë, në valën e emocioneve, shkon përtej limiteve.
Bricjapi- Për shkak të personalitetit të tij, Bricjapi duket shpesh i ftohtë, kur bëhet fjalë për ndjenjat. Por, kur vendos të ‘ngjisë’, është pa dyshim dashnori/ja më pasional, i dedikuar dhe i paharrueshëm në zodiak.
Kush ka puthur një Bricjap, e njeh miksimin e butësisë dhe pasionit që fshihet në puthjet e tij/saj. Nga ana tjetër, nuk preferon shumë puthjet e gjata. Në vend të tyre do pëlqente puthjet intensive, por të shkurtra.
Ujore- Karakterizohen nga shpirti i lirë. Për këtë arsye, janë shumë kreativë kur puthin. Ujorët janë tipi që, ndërkohë që po bashkojnë buzët me tjetrin, largohen, por rikthehen papritur me një puthje.
Gjithsesi, kurrë nuk do kuptosh dot nëse do jetë një puthje romantike dhe e ngadaltë, apo pasionale dhe e zgjatur. Kreativiteti i tyre i bën dashnorë të parezistueshëm. Puthja që urrejnë më shumë Ujorët është puthja e ftohtë dhe puthja e ngadaltë.
Peshqit- janë qenie të ndjeshme dhe romantike. Por, shpesh herë tregojnë se janë pa eksperiencë në çështjet romantike.
Për këtë arsye, preferojnë të presin dhe të mësojnë nga partneri para se të marrin iniciativa. Por, pasi ke fituar një lloj eksperience, sigurohu mirë për ta ‘fituar’. Atyre nuk u pëlqejnë puthjet e lagështa.