Xhensila Pere e cila u bë e njohur me pjesmarrjen e saj në ‘Big Brother Albania’ dhe që nga ajo kohë ajo nuk i ndahet më ekranit, ishte e ftuar së fundmi në emisionin Adrenalinë në InTv.
Ndër të tjera ajo komentoi edhe faktin që një mashkull misterioz i kishte ofruar 250 mijë euro për një natë.
Kaq shumë lekë kë ti moj vajzë që nuk i pranon ato 250 mijë euro? i ka thënë me shaka moderatorja.
’Nuk është çështje leku, është çështje dinjiteti dhe vërtet nuk ka dit me ma lyp.Kjo vlen për të gjithë meshkujt, nuk vlejnë lekët.Mjafton të dish të kërkosh dhe të siguroj që mund të ta japi’ka thënë Xhensila duke qeshur.