Mijëra studentë qëndrojnë që prej orëve të paradites në protestën përballë Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë në mënyrë të panegociueshme plotësimin e 8 kërkesave të tyre.
Këtë të martë, në ditën e 7 të protestës ka dalë dhe një “rregullore” e studentëve e shpërndarë nga të rinjtë për atë që mund të quhet “Kushtetutë” e të rinjve protestues. 7 janë pikat e “kushtetutës” së studentëve, të cilat mund t’i lexoni më poshtë:
7 pikat e “Kushtetutës” së Studentit:
1- Ne jemi të barabartë
2- Studenti për shqiptarët, shqiptarët për studentin
3- Nuk kemi përfaqësi, nuk kemi kryesi
4- Jo negociata, jo dialog, jo bisedime!
5- Kemi vetëm 8 kërkesa të cilat janë të panegoiueshme
6- Protesta dhe bojkot të mësimit deri sa të plotësohen kërkesat
7- Në protestë janë të lirë të bashkohen të gjithë gjimnazistët, mësuesit, pedagogët, prindërit dhe kushdo që është në mbështetje të çështjes sonë.
*Kushdo që nuk zbaton Kushtetutën e studentit nuk është student protestues.