Studentët tashmë janë ndarë në tre pika kryesore të Tiranës. Një pjesë janë përpara Kryeministrisë, një pjesë pranë Ministrisë së Arsimit dhe një pjesë kanë bllokuar Zogun e Zi. Protestuesit përpara Kryeministrisë janë ulur këmbëkryq në bulevard. Ata thonë se edhe pse janë ndarë në tre grupe, kauza e tyre është e njëjtë. Nesër premtojnë një unifikim për kauzën e tyre.